• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZHDUKJA E RENATO HAMZËS/ Flet e ëma: E morën tre persona, i premtuan punë por nuk u kthye më! Policia i ndaloi për pak orë e më pas i liroi
Home
Breaking News

ZHDUKJA E RENATO HAMZËS/ Flet e ëma: E morën tre persona, i premtuan punë por nuk u kthye më! Policia i ndaloi për pak orë e më pas i liroi

3 November, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Nëna e Renato Hamzës, këngëtari i cili rezulton i zhdukur prej shumë vitesh, ka folur për mediat pas rihapjes së hetimeve për djalin e saj. Në një prononcim për mediat, ajo thotë se prej 9 vitesh “endet” nëpër institucione për të kërkuar informacion mbi eshtrat e të birit, por sipas saj, nuk ka gjetur asnjë mbështetje.

Nëna thotë se ka pasur edhe presione nga autoritetet, teksa hedh akuza të forta për policinë se ka marrë para për të mbyllur çështjen ndaj djalit të saj.

Nëna e Renatos shprehet se ditën e fundit, kanë qenë tre persona të cilët e kanë marrë djalin dhe i kanë premtuar punë, por ai nuk është kthyer më. Sipas saj, policia i ndaloi dy prej këtyre personave për disa orë, por më pas u lanë të lirë.

Nëna e Renatos: Unë kam vite që e pres këtë lajm. Kam 9 vite. Sot e pashë në media, zhvarrimin e kufomës së Librazhdit dhe thanë që është e Renit, ADN-ja e kësaj kufome. T’i dimë një varr ku është, t’i çojmë një tufë me lule. Kam 9 vite që sfilitem nëpër dyert e institucioneve në polici dhe prokurori. Policia e Elbasanit nuk ka bërë asgjë, edhe pse e kanë marrë vesh, nuk më kanë ardhur në shtëpi të më thonë që është bërë zhvarrimi i kufomës. Mund të merret ADN-ja. As në prokurori as në polici, as tek krimet e rënda nuk kam marrë asnjë shenjë. Vetëm nga mediat. Çfarë kam bërë publike në media.

Them se ai është i Renatos. Pas telefonatave që na vinin, thonin që Renin e keni drejt rrugës së Pogradecit. Atëherë ai është Renatos. Policia nuk tregon as kufomën, as sendet e djalit, çfarë kishte aty. Djali kishte rrip pantallonash, kishte orë, byrzylyk, kishte kartën e identitetit, kishte telefonin. Nuk na tregoi policia asgjë. E çuan kufomën në ekspertizë direkt. Edhe aty shkuam dy herë dhe nuk na dhënë asnjë shenjë jete për djalin. Nuk është e Renatos na thanë, e varrosën në Librazhd atë kufomën. Pa e ditur që ai mund të jetë djali im.

Pyetje: Kush mendoni se ka gisht në këtë ngjarje dhe si u ndatë me djalin ditën e fundit?

Nëna e Renatos: Djali mori një telefonatë dhe ka ikur. E mori ky krimineli, Denisi sëbashku me këtë Indritin dhe Redona Daullxhiun, kanë marrë djalin dhe i thanë hajde se të kemi gjetur lokale ku të punosh, të fitosh më shumë. Ishin pronarë lokalesh këta, do i gjenin punë çunit. Çuni më tha që do dal t’i jap një kafe për respekt këtu afër dhe do vij në shtëpi. Ata e morën dhe nuk e sollën më. Ishte dita e fundit e djalit.

Shefi i krimeve që mori dosjen e djalit tim, Petrit Bushati, le që dësjhmitarët nuk i pranoi, kamerat nuk i hapi, telefonatat dhe tabulatet nuk pa, madje më bënte presion, si mua dhe vëllait tim. Indrit Shaqen e futi brenda, na tregoi “ja ky është Indriti, ky nuk ka bërë gjë” dhe e lëshoi brenda 24 orëve. Edhe Redonën e mori e lëshoi pastaj. Policia e Elbasanit janë të gjithë të korruptuar, kanë marrë lekë të madh për pezullimin e çështjes së djalit tim. Që nga ekspertiza, tek krimet e rënda dhe policia e Elbasanit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KALONI SA MË SHUMË KOHË ME NËNAT"/ Mato Lale mesazh prekës pasi humbi të shtrenjtën e tij
Previous article "NUK JEMI NË KONFLIKT ME ASKËND"/ Vuçiç: Dronët mbi ndërtesat tona ushtarake janë një lloj agresioni

s.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT