Përdhunuesi i Palaio Faliros është lënë në paraburgim.

45-vjeçari me origjinë shqiptare me tatuazh, i cili akuzohet se përdhunoi 34-vjeçaren në Paleo Faliro dhe tentoi të përdhunonte një tjetër 24-vjeçare, është lënë në burg

I pandehuri i ka deklaruar hetuesit se në momentin e përdhunimit ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe drogës dhe se në të kaluarën nuk ka kryer krime të ngjashme. “Isha i dehur dhe kisha marrë drogë”, ka thënë shqiptari për t’u shfajësuar për krimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Megjithatë, ai nuk e ka bindur hetuesin, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit dhe më pas 45-vjeçari është dërguar me makinë patrullimi në GADA, nga ku do të dërgohet në burgjet ku do të ndalohet.