• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SHOKUESE, INFERMIERJA RREH TË MOSHUARËN NË AZIL”/ Daily Mail i bën jehonë skandalit në Pejë
Home
Aktualitet
Kronikë

“SHOKUESE, INFERMIERJA RREH TË MOSHUARËN NË AZIL”/ Daily Mail i bën jehonë skandalit në Pejë

3 November, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Skandali me infermieren, Auron Pelaj, që dhunon të moshuarën në një azil në Pejë të Kosovë, ka tërhequr vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

“Ky është momenti shokues kur e moshuara rrihet nga infermierja në një azil në Kosovë. Punonjësja e shtëpisë së pleqve ‘Orenda’ në Pejë, mban duart e të moshuarës dhe e godet me shuplakë disa herë. Shihen dy gra tjera në video dhe një tjetër duke filmuar, që dëgjohet duke qeshur me zë ndërsa koleget e saj sulmojnë të moshuarën”, shkruan prestigjozja britanike, Daily Mail.

Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë
Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Sakaq mediet në Kosovë raportojnë se e moshuar ndodhet ende në azil, dhe se të afërmit e saj janë në pritje të një dokumenti për ta nxjerre atë nga azili i të moshuarve.

Video është xhiruar nga një anëtarë tjetër e stafit, teksa në video dëgjohen edhe të qeshura. Policia ka konfirmuar se dy punonjëse të shtëpisë së pleqve “Orenda” janë arrestuar, përfshirë edhe kujdestaren, Aurona Pelaj, që shihet duke e goditur me shuplakë në fytyrë dhe në kokë të moshuarën, e cila është e pafuqishme të reagojë.

Autorja është nga fshati Novosellë e Pejës dhe ka disa muaj që punon në këtë qendër. Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka angazhuar dy prokurorë për ta hetuar rastin. “Dy prokurorët e shteti dhe Policia e Kosovës kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se në bashkëpunim kanë kryer veprën penale ‘Sulm’ dhe veprën penale ‘ndihma për kryerjen e veprës penale të sulmit” thuhet në njoftimin zyrtar.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe ministri i brendshëm, Xhelal Zveçla, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit të çohen para drejtësisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Një person gjendet i pajetë në anë të rrugës në Berat
Previous article AKSIDENTI ME 4 VIKTIMA/ Shoferi Orjol Lame ishte i dehur dhe nën ndikimin e drogës. Humbi gruan dhe fëmijën e mitur

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT