• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
THIRRJE KOMPANIVE TË KARBURANTIT/ Biden: Është koha që të ndalni përfitimin nga lufta! Nëse nuk e bëni…
Home
Nderkombetare

THIRRJE KOMPANIVE TË KARBURANTIT/ Biden: Është koha që të ndalni përfitimin nga lufta! Nëse nuk e bëni…

1 November, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

UASHINGTON
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u bëri thirrje të hënën kompanive të karburantit dhe gazit që të përdorin fitimet e tyre në nivele rekord për të ulur kostot për amerikanët, si dhe të rrisin prodhimin, ose të paguajnë një nivel më të lartë taksash. Deklarata erdhi ndërsa vazhdon përballja me çmime të larta të karburantit dhe ndërsa votimet janë vetëm një javë larg.

Në fjalimin në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Biden kritikoi kompanitë e kryesore të naftës që po nxjerrin fitime të mëdha, ndërsa amerikanët, të lodhur nga inflacioni, po paguajnë shuma të konsiderueshme për të furnizuar makinat e tyre.

Industria e naftës “nuk e ka përmbushur zotimin e saj për të investuar në Amerikë dhe për të mbështetur popullin amerikan”, tha ai. Ata nuk po nxjerrin thjesht fitimet që u takojnë, tha ai, ata po bëjnë “fitime aq të larta sa është e vështirë të besohet,” tha Presidenti Biden.

“Fitimet e tyre janë një përfitim i papritur i luftës”, tha ai, duke iu referuar konfliktit që po shkatërron Ukrainën dhe duke shtuar se ata kanë përgjegjësinë për të vepruar.

“Unë mendoj se është revoltuese”, tha ai. Nëse do t’i kalonin ato fitime te konsumatorët, çmimet e benzinës do të uleshin me rreth 50 centë, tha presidenti.

“Nëse nuk e bëjnë, ata do të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet e tyre të tepërta dhe do të përballen me kufizime të tjera”, tha ai. Shtëpia e Bardhë do të punojë me Kongresin për të shqyrtuar këto opsione dhe të tjera. “Është koha që këto kompani të ndalin përfitimin nga lufta”.

Presidenti Biden tha se kompanitë e naftës dhe gazit duhet të investojnë fitimet e tyre për uljen e kostove për amerikanët dhe rritjen e prodhimit dhe se nëse nuk e bëjnë këtë, ai do t’i kërkojë Kongresit të shqyrtojë mundësinë e detyrimit të kompanive të naftës që të paguajnë gjoba tatimore dhe të përballen me kufizime të tjera.

Presidenti e mbajti fjalimin vetëm një javë përpara se amerikanët të vendosin nëse demokratët e partisë së tij do të vazhdojnë të kenë kontrollin e Kongresit. Republikanët duket se janë favoritët për të marrë shumicën e Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa për Senatin nuk është e qartë.

Gjigantët globalë të energjisë, përfshirë kompanitë Exxon Mobil Corp. dhe Chevron Corp., publikuan një tjetër raund fitimesh të mëdha tremujore, duke përfituar nga rritja e çmimeve të gazit natyror dhe karburantit që kanë nxitur inflacionin në mbarë botën dhe kanë shkaktuar thirrje të reja për taksimin e mëtejshëm të këtij sektorit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NDIHEM SI NË SHTËPI TEK ARSENALI"/ 200 ndeshje në Premier Ligë, Xhaka: Jam shumë krenar
Previous article RREGULLI I RI/ Kushi tregon kushtin që duhet të plotësojnë studentët që duan mjekësinë e përgjithshme

s.autor

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT