Një bandë shqiptare e përbërë prej 5 personash, vajza e djem kanë bërë për spital një vajzë dhe një djalë, vëlla e motër në një park në Agios Dimitrios. Mësohet se 5 shtetasit nga Shqipëria kanë dhunuar me dru, u kanë përplasur kokën në tokë dhe u kanë shkulur flokët dy të miturve 15 dhe 13 vjeç.
Ngjarja, ka ndodhur në orën 20:30 të datës 28 tetor në Radio Park në Brahami. Vajza ishte duke biseduar me një shoqe të moshës së saj, kur papritur iu afrua një grup vajzash.
Gjatë gjithë kësaj skene, njëri prej 5 personave i mori 200 euro vëllait të 15-vjeçares. Pasi i lanë të mbuluar me gjak e më pas u zhdukën në rrugët e ngushta të zonës ndërsa dy fëmijët u dërguan në spitalin “Aglaia Kyriakou”.
Pasi mori mjekim të nesërmen vajza shkoi me nënën dhe vëllanë e saj në departamentin e sigurisë së Agios Dimitrios ku bëri një denoncim


