• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HYN NË FUQI “MASA E QORTIMIT” PËR TARGAT NË KOSOVË/ Njësia speciale shton patrullimin në Mitrovicë
Home
Rajon

HYN NË FUQI “MASA E QORTIMIT” PËR TARGAT NË KOSOVË/ Njësia speciale shton patrullimin në Mitrovicë

1 November, 2022 s.autor Rajon

Ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me targat e automjeteve që nuk janë konvertuar nga ato ilegale në ato RKS.

Ndërkaq, një patrullë e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës është vendosur mbi urën mes Mitrovicës Veriore dhe asaj Jugore.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale po kontrollojnë çdo automjet që del dhe futet në Lagjen e Boshnjakëve.

Zbatimi i këtij vendimi do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

 

 

Duke nisur nga 1 nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.

Besohet se në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, qarkullojmë afër 10.000 targa të lëshuara nga Serbia, me akronime për qytetet e Kosovës sikurse PZ, PR, KM e të ngjashme.

Vendimi për targa, fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por ishte shtyrë për një muaj, pasi serbët lokalë e kundërshtuan atë dhe ngritën barrikada në veri të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "TËRË QEVERITË E RAJONIT KANË AVION PRIVAT..."/ Udhëtimet me charter, reagon Rama: Të qeshësh apo të qash, vetëm këtu bën vaki që…
Previous article E PRANON MË NË FUND/ Luana Vjollca: Jam shumë, shumë e dashuruar

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT