• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MINUTAT E FUNDIT TË BRIKEN SANAJT/ Parandjenja e keqe e mikut të tij, çfarë deklaroi në polici
Home
Breaking News

MINUTAT E FUNDIT TË BRIKEN SANAJT/ Parandjenja e keqe e mikut të tij, çfarë deklaroi në polici

31 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet për vrasjen e 39-vjeçarit Briken Sanaj në zonën e njohur si Kodra e Diellit në kryeqytet, janë përqëndruar më së shumti te një konflikt që ka pasur vëllai i tij para disa vitesh me një familje në Lezhë. Gjithsesi policia po kalon në sitë dhe të gjitha dyshimet e tjera, që mund të lidhen me ndonjë konflikt të mundshëm që ka pasur vetë viktima apo aktiviteti me të cilin merrej ai.

Në vendin ku ndodhi krimi, ai ka shkuar së bashku me dhëndrrin dhe një shok tjetër, për të ulur gjërat e dasmës. Në momentin kur është qëlluar me armë zjarri, viktima ka qenë në pjesën e bagazhit të makinës, ndërsa dy shoket te dera e garazhit të shtëpisë që ishte e marrë me qira nga dhëndrri.

Sipas pamjeve filmike të kqyrura deri më tani, ka qenë një autor i vetëm në momentin e të shtënave, i cili afrohet pranë makinës së viktimës dhe qëllon 4 herë me kallashnikov. Dy nga plumbat e kanë kapur viktimën në kokë dhe në shpinë, duke dalë tejpërtej. Autori me një çantë të zezë ku kishte fshehur armën, largohet nëpërmjet disa shkurreve, pasi kishte çarë një pjesë të rrethimit të banesës.

Shoku tjetër që ka qenë i pranishëm, ka deklaruar në dëshminë e tij se ai ka vënë re dy persona të dyshimtë pak para ngjarjes dhe kishte pasur një parandjenjë të keqe, gjithsesi ata vijuan rrugën e tyre te garazhi i shtëpisë për të lënë gjërat e dasmës.

Briken Sanaj njihej gjithashtu me emrin Anton Gjini. Ndonëse ai vetë nuk rezulton person me precedent penal, vëllai I tij para disa vitesh ka plagosur një person në Lezhë, pasi kishin konflikt me një familje të zonës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CILA DUKET MË BUKUR? Motrat Istrefi shfaqen super seksi për 'Halloween' (FOTO)
Previous article "USHQIMI DUHET TË RRJEDHË"/ OKB kërkon të mbajë të hapura rrugët detare të transportit të drithit nga Ukraina...

s.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë Aktualitet

"TË SHTËNAT ZGJATËN 30 SEKONDA"/ Dëshmia e banorit pas sulmit me armë ndaj 55-vjeçarit shqiptar në Athinë: Në të njëjtin vend u qëllua edhe 15 ditë më parë

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona Aktualitet

NUK KA MË TOLERIME/ Mbi 13 mijë gjoba nga Policia Rrugore e Tiranës, arrestohen 32 persona

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT