• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEKLARATË TRONDITËSE NGA URA E MITROVICËS/ Eurodeputeti francez: Serbët e krishterë mbrojtën qytetërimin evropian nga terroristët shqiptarë
Home
Rajon

DEKLARATË TRONDITËSE NGA URA E MITROVICËS/ Eurodeputeti francez: Serbët e krishterë mbrojtën qytetërimin evropian nga terroristët shqiptarë

30 October, 2022 s.autor Rajon

Politikani i të djathtës ekstreme franceze, Nicolas Bay, njëherazi deputet në Parlamentin Evropian, ka bërë disa deklarata të rënda kundrejt kombit shqiptar, duke ofenduar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë një videoje të xhiruar mbi urën e Ibrit në qytetin e Mitrovicës, Bay e cilëson UÇK-në si terroriste dhe serbët si mburojën e qytetërimit evropian.

“Këtu në urën e Mitrovicës, serbët e krishterë e mbrojtën territorin e tyre nga sulmet e terroristëve shqiptarë të UÇK-së. Ata ishin mburoja e qytetërimit tonë evropian”, shkruan ai në Twitter.

Gjithashtu politikani francez, gjatë takimit me klerikun Sava Janiç në Manastirin e Deçanit, ka thënë se prezenca e murgjve serbë aty daton më shumë se 8 shekuj më parë.

Pas deklaratave të tij, kanë ardhur reagimet e shumta nga politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se “e djathta ekstreme e Francës dhe këta tipat që e paskan vizituar Kosovën, janë ata që e kanë përkrahur jo vetëm ‘Hitlerin e Ballkanit’, Sllobodan Millosheviçin, por po duan ta krijojnë edhe një tjetër të tillë.

“Këta janë amplifikatorët e Vladimir Putinit dhe mirëmbajtësit e tij dhe të çdo lideri tjetër anti-amerikan e anti-islamik”, ka shkruar Musliu.

Të shumtë kanë qenë dhe ata të cilët kërkuan shpalljen non-grata të këtij politikani ekstremist.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KUR DO JESH GATI?" Mark Frroku i kërkon të bëjnë një fëmijë, por shihni si i kthehet Rudina
Previous article "JEMI ZËNË PËR NJË LAPS SYSH"/ Ingrit Gjoni i thotë të gjitha për raportin me Çiljetën

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT