• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LA GJERMANINE PËR SHQIPËRINË/ “Kam punuar 2 vjet picajol, pse u ktheva në atdhe”
Home
Sociale

LA GJERMANINE PËR SHQIPËRINË/ “Kam punuar 2 vjet picajol, pse u ktheva në atdhe”

29 October, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Të gjithë bashkëmoshatarët i flisnin për Gjermaninë. Filloi të ëndërronte për të jetuar dhe punuar në një prej shteteve më të zhvilluara të Europës.

Andi Sokoli nga Lezha ishte 18 vjeç ku vendos të emigronte. Punoi 2 vjet si picajol.

“Më dukej si ëndërr, mendoja si të gjithë, do shkoj të bëj lekë. Por e provova, nuk ishte siç thoshin të tjerët.”

Pasi bëri disa llogari dhe u kthye në Lezhë, ku nisi punën po si picajol.

“Unë si picajol merrja 1.500 euro, por duhet të paguaja, transportin, shtëpinë, të haja të pija. Maksimumi, makismumi më mbeteshin 300 euro. Këtu paguhem 1 milionë lekë, por kam shtëpinë dhe makinën time, nuk shpenzoj shumë nga rroga. Këtu siç e merr rrogën e ke tënden.”

Për të plotësuar njohuritë në kuzhinë nisi dhe shkollën. U regjistrua në shkollën profesionale “Kolin Gjoka”.

“E vendosa vetë është turp të thuash nuk kam shkollë të mesme. Jam i pashkollë. Duhet arsimi patjetër. Kam bërë një kurs kuzhine dhe vendosa që më pas të bëja dhe shkollën, që është mbështetëse e kursit dhe profesionit.”

Duket i vendosur kur thotë se pasi të përfundojë shkollën nuk do të punojë më për të tjerët.

“Mendoj të investoj në vendin tim dhe në të ardhmen të hap një biznesin tim.”

Ky djalë i angazhuar nga mëngjesi deri në darkë nuk është penduar aspak që është kthyer në Shqipëri. Madje ka dhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij.

“Mos u largoni pa mbaruar shkollën, më kryesorja. Nuk e gjeni as jashtë më mirë se në Shqipëri. Investoni këtu, punoni këtu se ka shumë të ardhura, thjesht nuk i shohim! Guri peshon më shumë në dhe të vetë.”

Andi nuk është rast i veçuar pasi në Lezhë janë rikthyer dhe shumë të rinj të tjerë. Ata kanë kuptuar se dhe jashtë vendit nëse nuk ke një zanat është e pamundur të jetosh.(ABC News)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS NDARJES NGA DON XHONI/ Fejohet ish e dashura ruse (FOTO)
Previous article LUFTA ME VDEKJEN/ Historia e 57-vjeçares që ia doli të mposhte sëmundjen e rëndë

F.autor

Postime të ngjashme

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së Aktualitet

POLIÇANI NË PROTESTË/ Qytetarët kundërshtojnë bashkimin me Beratin, djegin teserat e PS-së

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi Aktualitet

PROTESTUESIT MARSHOJNË NË RRUGËT E KRYEQYTETIT/ Vijojnë thirrjet: Ju erdhi fundi

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË GREQI/ Ndërrojnë jetë dy shqiptarët, detajet nga ngjarja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT