• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Kaçurreli i kauzave opozitare
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Kaçurreli i kauzave opozitare

19 January, 2018 Redaktor1 OP-ED

Nëse je votues, anëtar, militant i PD, LSI, PR, LZHK apo i kujtdo partie tjetër opozitare, ose qoftë edhe një qytetar i thjeshtë pa parti apo edhe i majtë, por që të ka ardhur në majë të hundës për njëmijë e një arësye nga Edi Rama, qeveria e mazhoranca dhe do që të protestosh në 27 janar, kërkon të kuptosh pikësëpari kauzën.

Pra çështjen kyç, pikën kryesore, kryeçështjen mbi të cilën ti kërkon që të lesh të gjitha punët dhe impenjimet e tua, të dalësh në rrugë atë ditë, të qëndrosh nja katër orë në shesh, e ku të shfrysh gjithë dufin tënd në mënyrën me demokratike të mundshme.

Duke menduar se në këtë mënyrë i ke treguar vetes, mazhorancës dhe opinionit public e medias, se: PO. Ti kishe të drejtë në pakënaqësinë tënde dhe shkove, shfryve dhe ia përplasë mu përballë godinës së qeverisë, atë që të mundonte kaq shumë, sipas mënyrës tënde.

Pikërisht aty ku ti duhej të gjeje zgjidhjen për të protestuar, fillon jo vetëm problemi, por edhe trazimi i shtysave te tua te brendshme, mendimeve, ideve dhe pakënaqësive te akumuluara. Sepse duke dëgjuar me vëmendje gjithe çfarë thuhet për protestën dhe aty ti kupton se nuk paska një kauzë të vetme. Por çdo ditë, gjithkush shpik nga një “kauzë” të re. Një çështje të re. Një problem të ri. Një hall apo një ide të pangjashme me të tjerat, e cila gjithashtu të ofrohet si kauz.

Në fillim u tha se do protestohej për Kryeprokuroren e re, e cila nuk na qenkërsh zgjedhur në mënyrë kushtetuese apo ligjore. Por SHBA dhe BE janë më të qartë e më të vendosur se kurrë për ta thënë sa herë i duhet opinionin e tyre, se: PO, Arta Marku është në detyrë konform ligjit dhe Kushtetuetës.

Pas kësaj, opozita sikur stepet disi ca ditë.

Ndaj del dhe thotë që do të protestojë se Edi Rama e ka kapur tashmë drejtësinë dhe ka nisur madje edhe që ta komandojë ate.

Më pas, thonë se do të protestojnë kundër krimit që po na mbyt kudo, krimit të organizuar dhe mafies.

Pak më vonë nxjerrin lista dhe përmendin emra: Do protestojmë që të arrestohet ky e ai.

Dakord.

Pastaj do protestohet për korrupsionin.

Më vonë për hashashin.

E me tej edhe per shumë e shumë gjëra të tjera.

E si të mos mjaftonin të gjitha këto që dalin nga goja e liderëve tanë politikë opozitarë sa herë që flasin në publik e në media, sëfundi u shpik edhe një kauzë tjetër. E panjohur dhe e paparë ndonjëherë në morinë e kauzave pafund që çdo mazhorance në botën demokratike i bie të ndjekë apo të shpikë, për të mbajtur gjallë opozitarizmin, motivimin dhe shpresat e popullit opozitar.

Eshte… Kauza e futbollit.

E morët vesht sot besoj se kauza e re që iu shtua listës së gjatë sa nuk mbahet dot mend më, e që përbënte madje edhe një arësye tjetër “shumë të fortë” për të protestuar më 27 janar, ishte: Çështja e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kaq mjafton. Nuk ka nevojë që ta zgjatësh dhe ta vrasësh mendjen më tepër. Sepse pas kësaj, gjithëkush i bën pyetjen vetes që tani, përpara se të jetë ne mes të njerëzve në mesditën e së shtunës së fundit të këtij muaji, e ta kapi veten duke thënë ne nje moment:

Po unë, ç’hyj këtu?!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Horoskopi ditor, e shtunë 20 janar 2018/ Bëni KUJDES! Diçka që keni...
Previous article 5 metodat natyrale si të largosh dhimbjen e fytit

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT