• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“BABI IM ISHTE VRASËS SERIAL”/ Vajza rrëfen vendin e supozuar të groposjes së 70 viktimave
Home
Jetë

“BABI IM ISHTE VRASËS SERIAL”/ Vajza rrëfen vendin e supozuar të groposjes së 70 viktimave

27 October, 2022 s.autor Jetë

Për 45 vjet, Lucy Studey i ka rrëfyer kujtdo që mund ta dëgjonte se babai i saj ishte një vrasës serial i cili e detyronte të bijën ta ndihmonte me groposjen e kufomave. Askush nuk e besonte. Qentë zbulues tashmë kanë piketuar mbetje të dyshuara njerëzore në vendet që Lucy identifikoi diku në Iowa, janë shprehur hetuesit për “Newsweek”.

“Babai im ishte vrasës serial”, vajza rrëfen vendin e supozuar të groposjes së 70 viktimave

“Unë e di ku janë varrosur trupat”, tha Lucy e cila kujtoi se si i ati i saj, Donald Dean Studey udhëzonte fëmijët e tij ta ndihmonin me transportin e trupave duke përdorur një karrocë dore në verë dhe një slitë të thjeshtë në dimër.

“Ai na thoshte thjesht që duhej të shkonim te pusi dhe unë e dija se ç’do të thoshte kjo. Sa herë shkonim te pusi ose në kodra, nuk mendoja se do zbrisja. Mendoja se do më vriste sepse nuk e qepja gojën”, thotë Studey.

Teksa ai hidhte trupat në pus, ata hidhnin dhe e sodë kaustike mbi ta.

Nëse hetimet do vërtetojnë deklaratat, babai i Lucy mund të jetë një nga vrasësit serialë me më shumë viktima në historinë e SHBA-ve. Ajo beson se babai i saj është përgjegjës për vrasjen e 50-70 vajzave të reja në 3 dekada. Donald ndërroi jetë në Mars të vitit 2013 në moshën 75-vjeçare.

Shumica e vajzave kishin flokë të errët, thotë ajo. Të gjitha ishin të bardha dhe mendon se pjesa më e madhe, përveç një 15-vjeçareje, ishin rreth të 20-ave apo 30-ave. “Gërmo,  gërmo, gërmo”, përsëriste Studey në vendngjarje teksa qentë e trajnuar shkonin në vendet ku ajo ka deklaruar se ndodhen kufomat, në një fushë prej 2 hektarësh.

Studey shton se vajzat ishin punonjëse seksi ose të arratisura nga qyteti pranë, Omaha, Nebraska. Por autoritetet e kanë të vështirë ta besojnë historinë e saj. “Nëse do kishim 70 njerëz të humbur nga këto zona, do e kishim vënë re. Ndaj nëse janë 70 persona, nuk janë të gjithë prej këtej”.

“Babai im ishte vrasës serial”, vajza rrëfen vendin e supozuar të groposjes së 70 viktimave

Babai i saj nxehej shpejt dhe pinte, i qëllonte me thikë ose pistoletë, por metoda e tij e preferuar e vrasjes ishte duke i përplasur kokën vajzave brenda një ruloti që kishin në pronën e tyre. Nuk dihet nëse fëmijët e tjerë kanë bashkëpunuar për vrasjet. Vëllai i saj u vetëvra në moshën 39-vjeçare.

Një prej motrave i hedh poshtë akuzat e Lucy: “Babai im nuk ishte burri që përshkruan ajo. Do ta dija nëse babai im ishte një vrasës serial. Nuk ishte dhe dua që emri i babait tim të pastrohet”, tha Susan Studey.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAS FITORES, KËSHILLAT BASHKIAKË..."/ Berisha nënshkruan me Metën marrëveshjen për Lokalet e 14 majit
Previous article PAK PARA FIRMOSJES SË MARRËVESHJES MES PD DHE PL/ Berisha jep një mesazh: Ekzekutim politik të…

s.autor

Postime të ngjashme

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT