• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KËRKON TË SHPËTOJË NGA BURGIMI I PËRJETSHËM/ Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares
Home
Aktualitet
Kronikë

KËRKON TË SHPËTOJË NGA BURGIMI I PËRJETSHËM/ Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lartë shtyn shqyrtimin e çështjes së Aldo Bares. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se vendimi ka ardhur pasi gjyqtarët Sandër Simoni dhe Sokol Binaj kanë hequr dorë për arsye se kanë shqyrtuar çështjes të Bares më herë.

Më 17 shtator Gjykata e Lartë vendosi të marrë në shqyrtim dosjen penale ndaj Aldo Bares, ish-kreut të bandës famëkeqe të Lushnjës, i cili prej vitesh po vuan dënimin me burg përjetë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, teksa kërkon t’i shpëtojë këtij dënimi maksimal.

Në vitin 2017 Kushtetuesja vendosi ta prishë vendimin e gjykatës së Lartë për Aldo Baren dhe ta kthejë çështjen për rigjykim, përderisa gjeti shkelje të rënda procedurale dhe konkludoi se të pandehurit nuk i është garantuar një proces i rregullt ligjor.

Për shkak se për disa vite gjykata e Lartë doli jashtë funksionit, pasi mbeti pa gjyqtare, dosja mbeti në sirtarë.

Aldo Bare është një ndër emrat me të njohur të krimit dhe është dënuar për krime të rënda të kryera në kuadër të bandës që krijoi dhe drejtoi për vite me radhë duke terrorizuar Lushnjen.

Bare, ish-oficer i forcave speciale e krijoi bandën kriminale, për të ekzekutuar të gjithë kundërshtarët që i vranë vëllanë Ramadan Shkurti. Nga banda famëkeqe nën urdhrat e Bares u ekzekutuan shumë persona, mes tyre dhe Artur Daja kundërshtar i përbetuar i ish-efektivit të repartit të Briskut.

Ai qëndroi për shumë kohë në arrati, por në vitin 2006 dhe arrestua në Turqi dhe tri vite më vonë u ekstradua në Tiranë ku edhe u përball me drejtësinë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË! Vëllezërit shqiptarë vrasin me sëpatë 53-vjeçarin në Greqi, i plagosin djalin me…
Previous article PROVOKON RUDINA DEMBACAJ/ Publikon foto me Mark Frrokun: Më mirë 10 dashnore apo…

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

PAMJET E FRIKSHME/ Automjeti i futur poshtë kamionit, si ndodhi aksidenti i 5-fishtë në autostradën Durrës-Tiranë, kush është viktima (EMRI)

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT