• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“HALLAT E MBROJTËN, GJYSHJA MË VINTE TË SHIKOJA PORNO”/ Denoncimi i rëndë i adoleshentit: Jam abuzuar 6 vjeç nga kushëriri. Të akuzuarit e mohojnë
Home
Sociale

“HALLAT E MBROJTËN, GJYSHJA MË VINTE TË SHIKOJA PORNO”/ Denoncimi i rëndë i adoleshentit: Jam abuzuar 6 vjeç nga kushëriri. Të akuzuarit e mohojnë

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Në emisionin “Me zemër të hapur”, të gazetares Evis Ahmeti në News24 u trajtua historia e një 18-vjeçari, i cili është abuzuar seksualisht kur ishte vetëm 6 vjeç nga djali i hallës së tij.

Nëna e tij dhe vet 18-vjeçari akuzuan kushëririn e tij për këtë abuzim, si dhe denoncuan hallat e 18-vjeçarit për mos reagim dhe mbrojtje të abuzuesit.

18-vjeçari rrëfeu se kur ishte vetëm 6 vjeç, gjyshja e tij e detyronte dhe i vinte në televizor filma me përmbajtje pornografike. Ai tregoi se në një rast gjyshi e kishte parë situatën dhe nuk kishte reaguar. Por nga ana tjetër në një lidhje telefonike kushëriri i akuzuar pohoi se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë.

Në emision ka dhënë dëshmi edhe nëna e tij, e cila thotë dhe tregon edhe sakrificat e problemet që kanë pasuar ngjarjen, duke u shprehur se është detyruar ta lërë djalin në moshën 4-vjeçare tek njerëzit e ish-bashkëshortit. Përpos pasojave psikologjike, nëna e djalit thotë se e gjithë kjo ka ndikuar edhe në preferencat seksuale të të birit.

Nga ana tjetër familjarët nga ana e të atit të djalit, më konkretisht hallat e tij, e mohojnë kategorikisht të ketë ndodhur diçka e tillë, edhe për faktin se tashmë abuzuesi ka krijuar familjen e tij. Ata fajësojnë nënën e djalit dhe personat, që pretendojnë të ketë futur e ëma e tij në shtëpi. Jo vetëm që familjarët nuk dëshirojnë të flasin sa i përket problemit, por edhe shprehen në mesazhe ndaj djalit se ai që në vegjëli kishte deviacione seksuale dhe ishte i prirur të kishte sjellje femërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUFTA NË UKRAINË/ “Historia e Gjermanisë tregon se shtetet mund të rindërtohen”, kancelari Shcolz: Duhet një plan i ri Marshall për shekullin e 21
Previous article RËNIA E WHATSAPP ISHTE NJË SULM KIBERNETIK? Eksperti IT: Janë goditur serverat në Evropë

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit Aktualitet

ZJARR MASIV PRANË RRUGËS SË KOMBIT/ Flakët përhapen në zonën malore pranë tunelit të Kalimashit

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin Aktualitet

PAMJET/ Zjarr tek Xhamia e Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme Aktualitet

"U PADIT NGA BASHKIM ULAJ PËR SHPIFJE"/ Agron Shehaj shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Posaçme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT