• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“QËNDRO I GUXIMSHËM”/ Liz Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë, mesazhi që ka për pasardhësin e saj
Home
Nderkombetare

“QËNDRO I GUXIMSHËM”/ Liz Truss mban fjalimin e fundit si kryeministre e Britanisë, mesazhi që ka për pasardhësin e saj

25 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Liz Truss i ka kërkuar pasardhësit të saj si kryeministër, Rishi Sunak, të “jetë i guximshëm” teksa i sugjeroi që të vazhdojë të ulë taksat.

Në fjalimin e saj të fundit, Truss nuk tregoi asnjë shenjë pendimi për kaosin që përfshiu vendin gjatë periudhës së shkurtër që ajo ishte në pushtet.

E rrethuar nga ndihmësit dhe mbështetësit e saj nga njëra anë dhe bashkëshorti dhe dy fëmijët nga ana tjetër, Truss i uroi Sunak suksese përpara se të dërgohej me makinë në Pallatin Buckingham.

Ajo mbërriti në Pallatin mbretëror për t’i paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e saj Mbretit dhe më pas u largua.

Në një deklaratë, Pallati Buckingham tha: “Deputetja e nderuar Elizabeth Truss dha dorëheqjen e saj si Kryeministre dhe Mbreti me mirësjellje e pranoi.”

Mbreti Charles do të takohet me Rishi Sunak dhe do të ftojë kryeministrin e ardhshëm të formojë një qeveri.

Në fjalën pas djaljes nga zyra e Kryeministrit, Truss tha se ishte “më e bindur se kurrë se duhet të jemi të guximshëm dhe të përballemi me sfidat e vështira”, duke shtuar se ende besonte në taksat e ulëta dhe forcimin e mbrojtjes së kombit.

Këto deklarata do të shihen si një sfidë për Sunak, i cili deklaroi se do bënte rritjen e sigurimeve kombëtare që Truss anuloi dhe nuk do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3% të PBB-së deri në fund të dekadës.

Truss pranoi se ajo kishte shërbyer për një “periudhë të shkurtër”, por trumbetoi arritjet duke përfshirë ndihmën për miliona njerëz që të përballonin faturat e energjisë dhe parandalimin e falimentimit të mijëra bizneseve, si dhe marrjen e hapave për të siguruar qëndrueshmëri më të madhe të energjisë.

Ajo tha se ishte një nder për të që të drejtonte kombin gjatë periudhës së zisë për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth dhe ardhjen në fornin të mbretit Charles III, dhe përsëriti mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Truss përfundoi deklaratën e saj duke thënë: “Vendi ynë vazhdon të luftojë përmes një stuhie, por unë besoj tek Britania, besoj në popullin britanik dhe e di që ditë më të mira na presin.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT NË SKRAPAR/ Makina përplas një fëmijë para shkollës, transportohet drejt spitalit
Previous article A PRITEN ARRESTIME TË BUJSHME? Kraja: Po bëhen hetime shumë të rëndësishme

s.autor

Postime të ngjashme

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë Botë

ÇFARË ËSHTË AFD DHE PROGRAMI QË KA? Kështu partia e ekstremit të djathtë nisi pushtimin e Gjermanisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT