• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Shqiptari vrau gruan rumune më pas kërkoi falje në rrjetet sociale! Policia italiane dyshon se 35-vjeçari…
Home
Breaking News

DETAJET/ Shqiptari vrau gruan rumune më pas kërkoi falje në rrjetet sociale! Policia italiane dyshon se 35-vjeçari…

25 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 35-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj më 23 tetor 2022 në Bolzano të Italisë.

Në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 24 në Viale Trieste është gjetur trupi i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeçe, rumune, banakiere në një qendër tregtare. I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj, Avni Meçja, një shtetas shqiptar, u tha se është arratisur dhe nuk ka asnjë gjurmë të tijën. Por, ai më në fund është dorëzuar, pasi ka dalë në rrjetet sociale dhe ka kërkuar falje. Ai u largua nga banesa me makinën e Aleksandrës, duke marrë me vete edhe telefonin e gruas. Në Verona, Meçja kishte të afërmit e tij, të cilëve u telefonoi pas krimit, shkruan media italiane.

Ai u tha familjarëve se duhej të ikte pasi po kërkohej nga Policia. Përveç kësaj, burri ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale, duke kërkuar falje për krimin. Një hipotezë ishte se burri është larguar nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij dhe mund të jetë nisur për në Shqipëri. Por ai mbrëmë, sipas mediave vendase, ka vendosur të dorëzohet, por nuk bëhet me dije qyteti ku ai është dorëzuar në polici.

MEDIAT ITALIANE

Para se shqiptari të dorëzohej, në një media italiane thuhet se shqiptari ka shkruar mesazhe në rrjetet sociale, duke kërkuar falje pas krimit. Ndërkohë që duke iu referuar dëshmive të fqinjëve, mediat vendase thonë se ka pasur disa zënka mes shqiptarit dhe gruas së tij, e cila punonte si banakiere në një lokal. Krimi që ndodhi në një apartament në katin e pestë të pallatit në numrin 42 në Viale Trieste në Bolzano, është ende i mbuluar me mister. Trupi i pajetë i Alexandra Elena Mocanu, 35 vjeç, lindur në Rumani, u gjet në banesë, e mbështjellë me një batanije. Autori i krimit dyshohet të jetë bashkëshorti i saj, Avni Mecje, shqiptar, 49- vjeçar punëtor ndërtimi, për të cilin deri më tani nuk ka asnjë gjurmë.

“Ai mund të jetë tashmë në Shqipëri pasi celulari i Aleksandrës, i gjurmuar, duket se ndodhet tashmë në këtë vend”, shkruajnë mediat italiane.

Burri gjatë një telefonate me të afërmit që jetonin në zonën e Veronës pas krimit u ka thënë se duhej të ikte, sepse ishte në kërkim. Ai do të largohej nga Bolzano me makinën dhe telefonin e gruas së tij. Çifti kishte jetuar së fundmi në Bolzano, ishte i martuar që më 9 gusht 2020 dhe më parë kishte jetuar në Verona. Sipas mediave italiane, shqiptari menaxhonte dy profile sociale në “Facebook”.

“Në profilin e parë, ai personal i Avniut bie në sy vetëm prania e miqësive femërore, ndërsa në atë të ndarë me bashkëshorten e tij Aleksandrën të vetmet foto të dukshme janë të pak ditëve më parë ku duken bashkë, por ku vështrimi i saj bën të mos duket se është e lumtur. Ndoshta shenjat e një krize. Sipas disa fqinjëve, çifti kohët e fundit ishte dëgjuar shpesh duke u grindur”, shkruajnë mediat italiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHITJA E INTERIT/ Tjetër hap i Zhangut, presidenti zikaltër kontakton…
Previous article ËSHTË KTHYER NË QENDRËN E KUNDËROFENSIVËS UKRAINASE/ Ja pse është Kherson kaq i rëndësishëm për fatet e luftës

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet Aktualitet

DEBATI PËR PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh Aktualitet

PËRPLASJA MES BIZNESMENËVE PËR PRONËN NË PALASË/ Reagon Kadastra: I jemi drejtuar SPAK-ut. Dyshojmë për falsifikim dokumentesh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT