• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BASHA ME PARTI TË RE? Bardhi: Unë s’bëhem pjesë e asnjë iniciative! Berisha s’është e ardhmja
Home
Politikë

BASHA ME PARTI TË RE? Bardhi: Unë s’bëhem pjesë e asnjë iniciative! Berisha s’është e ardhmja

24 October, 2022 F.autor Politikë

Në procesin e negociatave mes 2 palëve të Partisë Demokratike, në tryezë nuk ka asnjë kërkesë për tërheqjen e padisë në Apel për vulën e partisë dhe as për çështjen ‘Non Grata’.

Deputeti i PD-së, njëherazi edhe negociatori nga grupi i Alibeajt, Gazment Bardhi tha se kanë diskutuar me Edi Palokën vetëm për zgjedhjet vendore të 2023. Deri më tani kanë bërë vetëm një takim dhe ende nuk e kanë gjetur një gjuhë të përbashkët se cila do të jetë rruga për të dalë me një kandidat në zgjedhjet e 14 majit.

“Nuk ka asnjë kërkesë që ne të tërheqim padinë në Apel për vulën e partisë. As ‘Non Grata’ nuk ka kërkesë, nuk kemi ndryshuar mendim për çështjet që na ndajnë. Kemi fokus zgjedhjet, nuk kemi shkuar me asnjë kusht dhe Paloka nuk ka ardhur me asnjë kusht, Bisedimet janë përqendruar te zgjedhje lokale, te rruga se si mund të shkojmë në këto diskutime. (…)Nuk kemi gjetur një rrugë të përbashkët për të dalë për përzgjedhjen e kandidatëve”, tha Bardhi.

I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Bardhi këmbëngul që Sali Berisha nuk është e ardhmja e PD-së e aq më tepër e Shqipërisë, duke thënë me bindje se dhe nëse Apeli do i jap të drejtë, ai kurrsesi nuk do e mbeshtësë. Lidhur me zërat për krijimin e një partie të re nga ana e Lulzim Bashës, i cili tashmë duket se po qëndron në hije, Bardhi sqaroi se ai kurrsesi nuk do të bëhet pjesë e një iniciative të re politike, që shkon përtej PD-së zyrtare.

“Unë nuk mund të dal në 2025 duke thënë se kandidati ynë për kryeministër, është Sali Berisha unë nuk e bëj dot, edhe nëse gjykata i jep të drejt, prap nuk do e bëja, se unë nuk e besoj as vetë. Nuk përfshihem në asnjë iniciativë për asnjë parti tjetër”, shtoi deputetit.

Ndalur te akuzat e mbërritura nga Berisha, për votën e dhënë ‘pro’ ligjit për hapjen e dosjeve, në Report Tv, Bardhi dha argumentet e tij pse ishte dakord.

“Unë kam dëgjuar Ballën që thotë Meta është spiun dhe Meta thotë jo, dhe unë besoj Metën, si mund të hedh unë në hedhë një kauzë të PD për Ballën, të votosh apo të mos votosh një ligj, duhet ta marrë vendimin se çfarë përmban ligji”, tha Bardhi në ‘Kontrast’.

Në një kohë kur PD-ja flet për bashkim e ka nisur negociata, presidenti Bajram Begaj dekretoi 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme vendore për 2023, dhe demokratët ende nuk kanë dalë me një zgjidhje se si do të hyjnë në këtë garë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTON VIDEON/ Rama bllokohet në trafik në Tel Aviv, mesazh shqiptarëve: Ankohuni për Tiranën ju, këtu...
Previous article SPIUNËT E SIGURIMIT/ Murrizi: 500 zyrtarë janë me dosje, 30 prej tyre deputetë

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT