• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
RRITJA E ÇMIMEVE/ Sejko: Ka pasiguri dhe pengesa në furnizim
Home
Ekonomi

RRITJA E ÇMIMEVE/ Sejko: Ka pasiguri dhe pengesa në furnizim

24 October, 2022 s.autor Ekonomi

Ditën e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, zhvilloi një takim kortezie në ambientet e Bankës së Shqipërisë me Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, Ruth Huber.

Në krye të bisedës, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, falënderoi Ambasadoren dhe Shtetin Zviceran për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm të deritanishëm, si dhe shprehu vlerësimet e tij mjaft pozitive ndaj projekteve dhe aktiviteteve të organizuara si pjesë e këtij bashkëpunimi.

Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko bëri një ekspoze të panoramës ekonomike në Shqipëri, ku theksoi se ecuria e saj në këtë periudhë paraqitet sfiduese. Rritja e çmimeve në tregjet botërore, ngadalësimi i pritur i ekonomisë në Eurozonë, si dhe frenimi i fuqisë blerëse të familjeve, rrjedhimisht do të ndikojnë edhe në ecurinë e inflacionit dhe zhvillimeve ekonomike të vendit tonë. Ai theksoi se rritja e shpejtë e çmimeve ka shtuar pasiguritë në tregjet financiare dhe ka krijuar pengesa të reja në zinxhirët e furnizimit.

Ndërkohë, Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Sh.S.Zj. Ruth Huber vlerësoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes dhe garantimit të sistemit financiar në vend, sidomos në këto kohë të vështira.

Më tej, Guvernatori shtoi se bashkëpunimi me Sekretariatin Zviceran të Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe Programi i Asistencës Dypalëshe për ngritjen e kapaciteteve të bankave qendrore BCC* ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm në mbështetjen e veprimtarisë kërkimore në Bankën e Shqipërisë. Ai veçoi punën me SECO-n në drejtim të përsosjes dhe institucionalizimit të agjendës së kërkimit dhe zbatimit të punës kërkimore në bankat qendrore.

Nga ana e saj, Ambasadorja Sh.S.Zj. Ruth Huber shprehu gatishmërinë për të vazhduar programin e mbështetjes së bankave qendrore dhe Shqipërisë, si pjesë e programit BCC të SECO-s. Mbështetja për Bankën e Shqipërisë ka vijuar përmes një numri të madh iniciativash dhe aktivitetesh për projekte të rëndësishme të bashkëpunimit teknik në fusha të ndryshme të bankingut qendror në kuadër të këtij programi. Ajo shtoi se vazhdimi i projekteve të përbashkëta të zhvillimit bazohet dhe inkurajohet nga rezultatet pozitive të arritura dhe aftësive të larta absorbuese të shfaqura nga Banka e Shqipërisë.

Ambasadorja gjithashtu theksoi progresin që Shqipëria ka bërë në kuadër të procesit të integrimit evropian, si dhe shprehu mbështetjen e plotë të Zvicrës në këtë drejtim.

Diskutimet dypalëshe vijuan lidhur me bashkëpunimin e ardhshëm dhe mundësitë e zhvillimit të projekteve të reja në fusha me rëndësi të veçantë për Bankën e Shqipërisë.

Programi BCC mbështet me asistencë teknike, bankat qendrore të vendeve në zhvillim. I financuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe i zbatuar nga Instituti Graduate, Gjenevë, Programi BCC synon të mbështesë bankat qendrore partnere në vendet në zhvillim në ndërtimin e ekspertizës analitike dhe teknike për të kryer politika monetare efektive, për të promovuar qëndrueshmërinë dhe efikasitetin e tregut financiar, si dhe për të qenë më të qëndrueshëm nga ana operative.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU BASHKËSHORTEN DHE U LARGUA/ Emigranti shqiptar kërkon falje në rrjetet sociale
Previous article VUANI NGA DHIMBJET E FYTIT? Kombinimi banane-hudhër që iu vjen në ndihmë

s.autor

Postime të ngjashme

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës Ekonomi

ULET ÇMIMI I NAFTËS NË BURSË/ Ibrahimaj: Pushon së funksionuari Bordi i Transparencës

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA/ Ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT