• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SULMET KIBERNETIKE NGA IRANI/ Rama sot në Izrael, takim me kryeministrin dhe presidentin
Home
Politikë

SULMET KIBERNETIKE NGA IRANI/ Rama sot në Izrael, takim me kryeministrin dhe presidentin

23 October, 2022 s.autor Politikë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë në Izrael. Report Tv ka mësuar se Rama është nisur drejt Izraelit, ndërsa në fokus të takimeve me zyrtarët izraelit do të sigurinë kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë.

Rama shoqërohet nga disa prej anëtareve të kabinetit qeveritar. Kreu i qeverisë do të zhvillojë takim me homologun izraelit Yair Lapid, presidentin Isaac Herzog, kryetarin e Kuvendit Mickey Levi dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Kjo vizitë e Ramës në Izrael vjen pas sulmeve kibernetike që qeveria e Iranit ndërmori ndaj Shqipërisë. Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin.

Më 10 shtator, hakerat iranianë sulmuan sistemin TIMS. Irani nuk e fshehu se kishte gisht në këtë sulm pasi në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar shfaqej mesazhi: “Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës dhe kjo lojë do të vazhdojë”. Pasi u konfirmua se sulmi ishte ndërmarrë nga qeveria iraniane, Shqipëria prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LLOTARIA AMERIKANE/ Ambasada e SHBA në Tiranë jep njoftimin: Aplikuesit duhet të ruajnë kodin e veçantë për…
Previous article NUK IU BIND POLICISË/ Arrestohet 54-vjeçarja në Gjirokastër, transportonte emigrantë të paligjshëm

s.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT