Ditën e sotme Tirana mirëpret eventin më të madh sportiv të kryeqytetit, Maratona e Tiranës.
Për këtë arsye, disa prej rrugëve në kryeqytet do të bllokohen nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 16:00. Policia ka publikuar dhe listën e akseve ku nuk do mund të lëvizni dot.
Njoftimi i plotë:
Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në akset e mëposhtme:
– Në sheshin “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi’, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me rrugën e Elbasanit, rruga “George Ë. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardin “Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjon Luli”, rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës Tiranë deri te ura Taivan, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e Gjykatës së Rrethit Tiranë deri te ura Taiwan, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”, më përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit.


