• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PËR LLOGARI TË ÇORBËS SË RUBLAVE”/ Rama kritika Kovaçit: Po zien një kusi me presion, për një protestë që…
Home
Politikë

“PËR LLOGARI TË ÇORBËS SË RUBLAVE”/ Rama kritika Kovaçit: Po zien një kusi me presion, për një protestë që…

21 October, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim këtë premte me qytetarë në Elbasan. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal tek kriza energjetike, lufta në Ukrainë, dhe kërcënimet e kësaj lufte.

“Kemi hyrë unë dhe kolegët e mi në një kohë ku sa hapim sytë presim të shikojmë re dhe lumturohemi kur ka shi. Shqipëria nuk i mbulon nevojat e veta me kapacitetet e veta. Në rast se të gjithë hidrocentralet tona janë plot ne sigurojmë vetëm 70 %”, tha Rama.

Gjithashtu Rama nuk i kurseu kritikat për kreun e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve Sandër Kovaçi.

Ai tha se shumica e pedagogëve janë në mësim, por shtoi se një pjesë e tyre të drejtuar nga një ish-SHIKS kërkojnë të krijojnë idenë sikur po bëhet nami për llogari të non gratave.

“E dini kur i janë rritur më shumë pagat në këtë periudhë?! Pedagogëve. I janë rritur 15%. Nuk po them që i kanë pagat që të çohen dhe të duartrokasin. Përkundrazi duhet t’ia rrisim Akoma në të ardhmen. Shumica e tyre janë në mësim. Por janë një pjesë e tyre në drejtim e një SHIKS-i të vitit 97, që kërkojnë për llogari të non gratave dhe çorbës së rublave që të krijojnë idenë përmes ekraneve se si po bëhet nami. Në ekrane po zien një kusi e madhe me presion sepse mbushin gjithë ditën në ekrane për një protestë që nuk ekziston. Ne kemi mundësi që të zbusim këtë valë krize që ka prekur gjithë Europën duke e nisur nga poshtë lart. Duke e nisur me pensionistë, duke rritur përsëri pagën minimale”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu u ndal edhe tek vdekja e Lear Kurti i cili ndërroi jetë në Komisariatin nr.3 në Tiranë, pasi u shoqërua nga efektivët.

“Kemi përpara vetëm një përpjekje për t’ua nxirë. Si sajesa më e fundit që policia ka vrarë një të ri. Ndërkohë që Prokura në bashkëpunim me policinë, mjekësinë kanë nxjerrë. Bëhet fjalë për diçka tjetër , por unë nuk dua të flas sepse respektoj familjet. Në të gjitha ekranet janë shfaqur hijenat që e shqyejnë të vdekurin. Por këta janë hijena që nuk kanë asnjë kod, për të trilluar gjëra nga më të rënda. Kjo për ti bërë njerëzit të ndjehen më keq. Them të jemi të bashkuar , jo në një parti, por tek e vërteta. Nuk mund të jemi të ndarë nëse ka luftë apo nuk ka luftë”, tha më tej Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LEGJENDA PËR AKREPËT ËSHTË E VËRTETË/ Sa shpesh duhet të bëni seks, sipas shenjës suaj
Previous article "KAM QARË PA PUSHIM"/ Kylie Jenner flet për depresionin pas lindjes

F.autor

Postime të ngjashme

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli Aktualitet

"MË FTUAN PËR KAFE DHE MË QËLLUAN"/ Përleshja në burgun e Fierit, Denis Bajri tregon si e sulmoi Jurgen Zotaj në qeli

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze Aktualitet

HETIMET PËR BALLUKUN/ SPAK ushtron kontrolle në kompaninë “Atelier 4”, sekuestrohet projekti i arredimit të vilës luksoze

TRAGJEDI NË KSAMIL/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija ndërron jetë Aktualitet

TRAGJEDI NË KSAMIL/ Babai godet aksidentalisht me makinë vajzën 4-vjeçare, fëmija ndërron jetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT