Një sasi e madhe valute është sekuestruar në Portin e Durrësit këtë të premte.
Bëhet fjalë për qindra mijëra euro të gjetura në një autobus, të fshehura në tavan, në impiantin e kondicionerit, raporton Neës24.
Kontrollet në port u bënë në autobusin që vinte nga Bari i Italisë.
Operacioni është kryer nga Policia dhe Dogana e Durrësit.
Mësohet se paratë e fshehura në autobus u kapën nga skaneri gjatë kontrollit, teksa operacioni është në vijim dhe po ashtu edhe numërimi i sasisë së valutës.
Deri më tani dyshohet për një sasi rreth 500 mijë €, por nuk dihet ende shuma e saktë.
Ndërkohë që bëhet me dije se është ndaluar shoferi i autobusit.


