• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
HORRORI NË PARIS/ Vrasësja e 12-vjeçares e transportoi trupin e saj me taksi, shoferi nuk kuptoi asgjë
Home
Jetë

HORRORI NË PARIS/ Vrasësja e 12-vjeçares e transportoi trupin e saj me taksi, shoferi nuk kuptoi asgjë

21 October, 2022 s.autor Jetë

Gruaja e akuzuar për përdhunimin, torturimin dhe vrasjen e vogëlushes Lola Daviet ka lëvizur nëpër Paris me trupin e vajzës në një qese plastike dhe një shofer taksie pati fatin e keq ta mbante në automjetin e tij, duke nmos pasur dijeni se çfarë kishte brenda qeses.

Sipas aktakuzës, 24-vjeçarja Dambia B., një grua algjeriane e cila jeton ilegalisht në kryeqytetin francez gjatë viteve të fundit dhe thuhet se po përballet me probleme ekstreme psikologjike, vrau vajzën e vogël në banesën e motrës së saj, e cila jeton në të njëjtën ndërtesë me prindërit e Lolës, dhe më pas e futi trupin e tij në një bagazh të zi dhe e mori me vete. Pasi u soll për disa kohë, ajo u mor në makinë nga një mik i saj 43-vjeçar, i cili e çoi me bagazhet makabre dhe dy valixhe të tjera në banesën e tij. Pasi kaluan disa orë, miku i Dambias thirri një taksi për të renë algjeriane që të kthehej në banesën e motrës së saj, ndoshta për t’u përpjekur të fshihte ose asgjësonte trupin.

Shoferi që mbërriti në shtëpinë e mikut të Dambia B. për ta marrë, foli me Le Parisien në kushte anonimiteti, duke përshkruar përvojën e tij të çuditshme me gruan që i fliste atij sikur ajo të ishte duke u arratisur, ndërsa pak centimetra larg ishte kufoma e fëmijës që ajo kishte vrarë brutalisht.

Me të mbërritur në banesën e mikut algjerian, “Abdel” (jo emri i tij i vërtetë) u ofrua të ndihmonte klienten e tij të ngarkonin qesen në bagazh, por u udhëzua “të mos e prekte bagazhin.”

Shoferi ka përshkruar për gazetën franceze bisedën e “relaksuar” që ka bërë me 24-vjeçaren në makinë. Gruaja e cila pak kohë më parë, sipas aktakuzës, kishte torturuar dhe vrarë një fëmijë rastësisht e pyeti se si po i shkonte puna, nëse kishte klientë, nëse gjithçka shkonte mirë.

“I thashë se jam mirë dhe e pyeta se çfarë bën ajo”, vazhdon taksisti, teka autorja e gënjeu se punonte për shërbimin e dërgesës së ushqimit Uber Eats.

Duke vazhduar bisedën për mirësjellje, shoferi e pyeti 24-vjeçaren nëse puna e saj ishte e lodhshme, por ajo ndryshoi tonin dhe duke u përgjigjur prerë se do do të donte ta mbante atë detaj për vete.

Pas gjysmë ore udhëtim me makinë, “Abdel” mbërriti me Dambia jashtë kompleksit të ndërtesave ku jeton motra e algerines dhe familja vajzës12-vjeçare Lola. Më pas 24-vjeçarja thirri motrën e saj që të zbriste për ta ndihmuar me bagazhin, gjë që ajo nuk pranoi ta bënte. Rezultati ishte se Dambia la bagazhin dhe dy valixhet në oborrin e ndërtesës, ku u zbuluan nga një i pastrehë pak kohë më vonë.

Gazetari i Parisien, i cili foli me shoferin, u shfaq më vonë në rrjetin BFMTV dhe shpjegoi se “Abdel”, duke e ditur tani se çfarë ka ndodhur, ndihet keq mendërisht. Në fakt, ajo që i shkakton tmerrin më të madh është kujtimi i sjelljes fëminore dhe të shkujdesur të klientes së tij 24-vjeçare, e cila këmbënguli që të ndalonin për të blerë ëmbëlsira, e kombinuar gjithmonë me veprimet e saj të neveritshme dhe kufomën e viktimës së saj që mbante me vete.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇMIMI I GAZIT/ Hungaria merr vendimin: Nuk do të zbatohet marrëveshja
Previous article SËRISH LËKUNDJE TËRMETI NË GREQI/ Ja ku ishte epiqendra këtë mëngjes

s.autor

Postime të ngjashme

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku Jetë

TMERR NË AJËR! Ndodh edhe kjo, pasagjeri lidhet me ngjitës dhe zinxhirë në avion, zbulohet shkaku

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para Jetë

TRAGJEDI NË ITALI/ Gjenden të pajetë në dhomën e gjumit babai, nëna dhe vajza 5 vjeçe. Dyshimet e para

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT