• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
OPTIMIST NGA BEOGRADI/ Escobar: Pres vazhdim dinamik të dialogut me Prishtinën
Home
Rajon

OPTIMIST NGA BEOGRADI/ Escobar: Pres vazhdim dinamik të dialogut me Prishtinën

20 October, 2022 s.autor Rajon

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”. “Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar.

Ai i bëri komentet në Beograd, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi Presidenca serbe. Vuçiç, në anën tjetër, tha se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan. Në llogarinë e tij në Instagram, Vuçiç tha se është biseduar “për të gjitha zhvillimet aktuale” dhe për çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Ai tha se ka këmbëngulur në “zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, si dhe të së drejtës ndërkombëtare.

“Serbia, si vend serioz, i besueshëm dhe i përgjegjshëm, vazhdon të luftojë për ruajtjen e popullit dhe vendit të saj, duke bërë përpjekje maksimale për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe për përparimin e gjithë rajonit”, tha Vuçiç. Ai pritet të takohet edhe me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Të mërkurën në Prishtinë, ai takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës. Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e SHBA-së, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Ato kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës ka ngecur. Takimi i fundit në nivel të lartë, përkatësisht mes Kurtit dhe Vuçiçit, është mbajtur në gusht.

Duke folur për një televizion lokal të mërkurën në Kosovë, Escobar tha se arritja e një marrëveshjeje për rrugën përpara mes Kosovës dhe Serbisë, është çështje javësh. Pas takimeve të ndara me Escobarin, Osmani dhe Kurti thanë se Kosova është palë konstruktive në dialog dhe se ajo është e gatshme për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, me në qendër njohjen reciproke./rel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THOTË STUDIMI/ Minimumi i gjumit që duhet për të shmangur problemet me shëndetin
Previous article VDEKJA E TË RIUT NË TIRANË/ Dyshohet se ndërroi jetë pasi gëlltiti dy qese me kokainë gjatë ndjekjes nga Policia

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT