• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
INSTAT/ Ja 4 qarqet që u varfëruan gjatë 2016-ës
Home
Ekonomi

INSTAT/ Ja 4 qarqet që u varfëruan gjatë 2016-ës

31 October, 2017 orgesazhuri Ekonomi

Teksa familjet shqiptare në tërësi ne vitin 2016 kanë rritur shpenzimet për konsum në një mesatare me 3.2 për qind, qarqet e Lezhës, Kukësit, Beratit dhe Korçës janë varfëruar edhe më shumë.

Sipas të publikimit të INSTAT për shpenzimet mesatare mujore për konsum të Njësive familjare në qarqe shihet rënia me e madhe e konsumit ka ndodhur në Gjirokastër me rreth 24 për qind. Nga 75,9 mijë lekë që ishte konsumi mesatar i një familje në qarkun jugor në vitin 2015 ai ra në 57 mijë lekë më 2016.

Pas Gjirokastrës ulja më e madhe konsumit të familjeve ishte për qarkun e Kukësit. Nga 68,989 lekë konsum në muaj në vitin 2015, familjet në qarkun e Lezhës shpenzuan 5 për qind më pak në vitin 2016. Gjithashtu ritme më të ulëta konsumi kishin edhe familjet në qarqet e Beratit dhe Kukësit respektivisht -2 % dhe -1% më pak.

Në vitin 2016, qarku i Tiranës paraqet shpenzimet mesatare më të larta mujore për konsum.

 

Qarqet që paraqesin shpenzimet mesatare më të larta për konsum pas qarkut të Tiranës, janë Durrësi dhe Shkodra me shpenzime mesatare mujore për konsum përkatësisht 77.933 dhe 75.503 lekë në muaj për njësi ekonomike familjare (NjEF).

Rritjen më të madhe të shpenzimeve e paraqet qarku i Vlorës me 15,0 % ndjekur nga qarku i Dibrës me 12,4 %. Qarku që ka pësuar uljen më të madhe të shpenzimeve për konsum është Gjirokastra me 23,9 %.

Gjithashtu shihet se madhësia e familjeve është në rënie. Në vitin 2016, numri mesatar i anëtarëve të NjEF është 3,7 nga 3,8 që ishte në 2015.

Qarku që ka numër më të madh të anëtarëve të NjEF është Kukësi, 5,2 anëtarë ndërsa Vlora dhe Gjirokastra kanë numrin më të vogël të anëtarëve në përbërjen e NjEF, 3,4 anëtarë.

Nga publikimet e fundit të INSTAT shihet se qarqet e varfra po varfërohen edhe me shumë. PBB e Kukësit nga viti 2011 ka rënë me 13 për qind. Qarku më i varfër në vend po varfërohet me ritme shumë të shpejta.

  • Tags
  • gjirokastra
  • instat
  • qarqe
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Në pranga i riu shqiptar në Itali, çantën plot me drogë (FOTO)
Previous article Sot festa e Halloween-it, origjina e saj legjendat dhe mitet

orgesazhuri

Postime të ngjashme

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri? Ekonomi

NAFTA ARRIN NË NIVEL REKORD/ Çmimi shkon në 229 lekë për litër, benzina 219 lekë! A rrezikohet furnizimi në Shqipëri?

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet Ekonomi

KRIZA E KARBURANTEVE/ Transporti publik, 116 subjekte përfitojnë rreth 120 milionë lekë kompensim nga Tatimet

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln € Ekonomi

"PAKETA FISKALE 2027"/ ‘Manifaktura’ me 6 kërkesa konkrete: Lehtësim tatimi për pagat, skemë grantesh dhe rishikim tarifash doganore! Eksportet në janar-korrik ranë 55 mln €

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT