• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHOKËT IU LUTËN MOS VDISTE/ Si u vra 27-vjeçari shqiptar në Londër që ndërhyri për të shpëtuar miqtë e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

SHOKËT IU LUTËN MOS VDISTE/ Si u vra 27-vjeçari shqiptar në Londër që ndërhyri për të shpëtuar miqtë e tij

20 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Lumturi Zeqja humbi jetën në sy të miqve të tij pas një sherri në lindje të Londrës.

27-vjeçari u vra në përpjekje për të mbrojtur një mik të tij gjatë një përleshje në rrugë Church Lane. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës.

Sipas mediave britanike, pamjet shokuese tregojnë miqtë e të riut që i luten të mos vdesë dhe të vazhdojë të marrë frymë, ndërsa Lumturi Zeqja qëndron i shtrirë pa shenja jetë para një bari, ndërkohë që mjekët tentojnë ta mbajnë në jetë.

Ai vdiq tragjikisht në vendin e ngjarjes. Një 20-vjeçar gjithashtu është filmuar duke marrë ndihmën e parë dhe u dërgua në spital.

Lumturi Zeqja jetonte në Londër prej 13 vitesh pasi ishte shpërngulur nga Shqipëria.

Kushërira e tij Violet Uka tha për The Standard: “Ai jetonte në Londër për 13 vjet. Ai ishte një punëtor i palodhur. Hyri në mes të sherrit për të mbrojtur shokun e tij dhe e vranë. Ai është një njeri i guximshëm dhe i mirë. Ndërhyri për të shpëtuar mikun e tij. Dora e vrasësit na ka trishtuar të gjithëve. Na e mori Lumin në moshën më të bukur.”

Më pas shtoi: “Nuk ka fjalë për të ngushëlluar familjen e tij.”

Hestuesi Adam Callaghan u shpreh: “Hetimi ynë po ecën me ritëm dhe po ndjekim një sërë linjash hetimi. Prioriteti ynë është kapja e personit përgjegjës dhe vendosja e drejtësisë për viktimën dhe familjen e tij.”

Kryeinspektori Simon Crick, drejtuesi i policisë në Ëaltham Forest dhe Neëham, tha: “Ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e Lumturi për humbjen e tyre tragjike. Unë mund të kuptoj se ky incident do të ketë shkaktuar shqetësim dhe tronditje në komunitetin lokal dhe do të doja të siguroja banorët se do të kemi oficerë lokalë që patrullojnë në zonë. Ju lutemi flisni me këta oficerë; ata do të ndihmojnë në zbutjen e çdo shqetësimi që mund të keni.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRDHUNIMI NGA DISA BURRA I 12-VJEÇARES/ Avokati i nënës: Të përfshirë dy policë, kush e frekuentonte lokalin e Michos
Previous article KUVENDI NË SEANCË PLENARE/ ebat publik për situatën energjitike në vend. Diskutime dhe për dosjet e ish-Sigurimit

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT