Kuvendi mblidhet këtë të enjte në seancë plenare ku vend kryesor i debatit parlamentar është kriza energjetike si dhe hapja e dosjeve të Ish-Sugrimit.
Në nisje të seancës është parashikuar një debat publik, i kërkuar nga 15 deputetë të opozitës për të diskutuar lidhur me situatën energjetike në vendin tonë.
Ndërkohë, do të ketë edhe diskutime lidhur me 2 projektligje, atë për “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin”, “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike” si edhe “Per nje ndryshim ne ligjin nr.45/2015 “Per te Drejten e Informimit per dokumentat e IshSigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise”, te ndryshuar.
Rendi i dites i seances plenare eshte si me poshte:
I. Miratimi i procesverbalit te seances plenare te dates 13.10.2022.
2. Njoftime.
3. Debat publik, kerkese prej 15 deputetesh ne lidhje me situaten energjitike ne vend.
4. Projektligj “Per ratifikimin e marreveshjes se huas, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per financimin shtese per projektin e zhvillimit te integruar urban dhe turizmin”
5. Projektligj “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne protokollin e dyte shtese te Konventes per Krimin Kibernetik mbi Bashkepunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike”
6. Projektligj “Per nje ndryshim ne ligjin nr.45/2015 “Per te Drejten e Informimit per dokumentat e Ish Sigurimit te Shtetit te Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise”, te ndryshuar.
7. Diskutime per ceshtje jashte rend it te dites.



