• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjermania lëshon viza pune deri në 2020-ën
Home
Europë

Gjermania lëshon viza pune deri në 2020-ën

20 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Largimi i qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të huaja për të gjetur punë po vjen gjithnjë e në rritje. Gjermania vazhdon të jetë një ndër vendet më të kërkuara nga kosovarët.

Vetëm gjatë vitit 2016 nga Ambasada Gjermane ishin lëshuar 5 mijë viza të punës për kosovarët ndërsa për vitin 2017, kjo ambasadë ende nuk ka publikuar shifrat.

Në një përgjigje dhënë për Indeksonline, zëdhënësi i Ambasadës Gjermane, Marten Menger thotë se mundësia e punësimit në Gjermani për kosovarët është e afatizuar deri në vitin 2020.

“Unë mund të ju njoftoj se rregulla gjermane për hapjen e tregut të punës karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, së cilës ju iu referoheni, është fillimisht e afatizuar deri në vitin 2020”, thuhet shkurt në këtë përgjigje.

Gjithashtu sipas tij, hapja e tregut të punës është një rregull interne gjermane dhe nuk është-siç është deklaruar gjerë e gjatë marrëveshje bilateral në mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Mundësia e punësimit jashtë Kosovës ka ofruar mundësi të shkëlqyeshme për punëkërkuesit kosovarë sepse përpos përfitimeve financiare, ato kanë sjellë në Kosovë edhe shkathtësitë dhe përvojën evropiane duke kontribuar kështu në ekonomi dhe zhvillimin e tregut të punës në Kosovë.

Duhet shtuar se numri i kosovarëve që aplikojnë për viza pune po ashtu dhe turistike në vendet e huaja është i lartë, sidomos në ato evropiane, përderisa vazhdojmë të jemi i vetmi vend në Evropë që nuk mund të udhëtojmë pa viza në këtë kontinent./scantv

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Defekte të rralla në lindje tek foshnjat” / Shkencëtarët krijojnë implantin robotik që i trajton ato
Previous article 8 supa për t’u ndjerë mirë në sezonin e gripit

g.autor

Postime të ngjashme

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit Botë

PËRSHKALLËZIMI I TENSIONEVE IRAN-SHBA/ BE shqyrton ndërhyrjen në Ngushticën e Hormuzit

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut Botë

IZRAELI NUK NDALET/ Netanyahu urdhëron goditje të reja në Bejrut

PARALAJMËRON IRANI: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz Botë

PARALAJMËRON IRANI: Hija e luftës ende ekziston, forcat tona kanë gishtin në këmbëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT