• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRAHANA PËR MËNGJES/ Rama bisedë me pronarin e hotelit në Gjirokastër, e pyet sa e paguan kamarieren
Home
Politikë

TRAHANA PËR MËNGJES/ Rama bisedë me pronarin e hotelit në Gjirokastër, e pyet sa e paguan kamarieren

19 October, 2022 s.autor Politikë

Në kuadër të zhvillimit të takimeve më qytetarët në bashkitë e vendit, kreu i qeverisë Edi Rama, e ka nisur ditën sot nga qyteti i Gjirokastrës, për të cilin tha se megjithëse është tetor, është një qytet që po gëlon nga turistët.

Duke u ndalur tek sektori i turizmit, kreu i qeverisë ka zhvilluar një bisedë me pronarin e një hoteli në Gjirokastër, i cili ka treguar se ky vit ishte një vit i suksesshëm, pasi kanë pritur shumë turistë.

Në shenjë mikpritje, pronari i hotelit i ofroi kreut të qeverisë që për mëngjes të provojë edhe ushqimet tradicionale të hotelit, të gatuara nga gratë nikoqirë të Gjirokastrës, siç është trahanaja. Por Rama refuzoi, duke pohuar se ai ha shumë pak.

Pronari: Ishte një ndërtesë e vjetër. Me shumë punë e përshtatëm. Kam pasur hotel në Gjirokastër më poshtë dhe duke punuar vajtëm 15 vite më turizëm dhe ndërtuam këtë këtu lartë. Ne jemi munduar që t’ i qëndrojmë pranë. U munduam dhe ja arritëm. Gjirokastra është plot me turistë dhe këtë vit ka qenë bombë fare. Ka qenë viti më i mbarë, sezoni po zgjat aq shumë sa nuk po pushojmë akoma. Me Bypass-in dhe parkimin do të jetë super fare. Pagat i kemi rritur.

Rama: Sa merr ajo vajza?

Pronari: Ajo merr 350 mijë lekë në muaj, pro është studente tani ka ardhur.

Punëtorja: Nuk krahasohet puna si në vendin tënd. Jam në shtëpi me prindërit me njerëzit e tu. Andej mund të paguhem ,por jetesa nuk është njësoj. Është më mirë të jem me prindërit sesa të kem lekët dhe mos të kem prindërit afër.

Pronari: Kishim dëshirë që të provonit, trahananë e këto gjerat e tjera të grave gjirokastrite se janë shumë nikoqire.

Rama: Atë e di unë, por unë ha pak unë, ha shumë pak!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "JEMI PUTHUR GJATË NJË TAKIMI NË..."/ Albi thotë “të vërtetën” e tij, Anxhela pranon…
Previous article VENDIMI QË MINOI PAQEN/ Australia tërhiqet nga njohja e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit

s.autor

Postime të ngjashme

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në Breaking News

U MIRATUA MES POLEMIKAVE/ Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen për huanë 302 mln $ me SHBA-në

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve… Politikë

“DETIT NUK I DIHET”/ Rama ndan historinë e peshkatarit nga Vlora: Një jetë mes dallgëve…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT