• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PRERË/ Gazment Bardhi: Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem! E rëndësishme që…
Home
Politikë

I PRERË/ Gazment Bardhi: Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem! E rëndësishme që…

18 October, 2022 F.autor Politikë

Gazment Bardhi: Nëse qëndrojmë të ngurtë, i fituari i madh është Edi Rama. Unë nuk i kërkova asgjë z. Paloka dhe ai nuk më kërkoi asgjë. Ne ramë dakord që nuk do nxjerrim detaje nga ajo bisedë. Ishte tërësisht konstruktive. Unë dhe z. Paloka në ato bisedime hynim në mënyrë të sinqertë bashkëpunimi se si arrihet bashkimi opozitar. Jemi në retorikë, mund të kemi më shumë se sa një ide.
Unë nuk dua të bëj negociata në televizor. nëse jap opsionet këtu nuk kam pse të ulem në tavolinë. E rëndësishme është që të biem dakord që nuk ka kushte dhe të bëjmë teatër për demokratët. nëse ne biem dakord, po jemi të hapur, nuk jemi të ngurtë në pozicionet që kemi pasur deri tani sepse interesi është të bashkojmë demokratët, z.Paloka mund të vijë me disa opsione dhe unë mund të shkoj me disa opsione.
Unë dhe z. Paloka nuk shprehëm qëndrime, nuk u pozicionuam. Kemi një objektiv si mundet Edi Rama dhe kemi bërë një bisedë mes kolegësh si arrihet ky objektiv. Nuk kemi mbajtur qëndrime. Po përpiqemi të gjejmë një mekanizëm që bën bashkë demokratët.

Zgjedhjet lokale kanë specifikën e krijimit të lidershipit në institucionet lokale.
Për çështjet që ne na ndajnë nuk ka ndryshim qëndrimi, por ka disa beteja që jemi bashkë. Nuk kandidon Sali Berisha për kryetar bashkie, ne kemi lidershipin lokal. ne mbështesim kandidatët në 61 bashkitë e vendit.
Kush bën teatër sikur nuk ekziston problemi në PD

Keni hequr dorë nga kushti që ai është non-grata?

Nuk ka ndryshim qëndrimi për çështjes që na ndajnë. nuk ka kushte për çështjet që na bashkojnë. Halli që na bashkon për zgjedhjet lokale është si të mundin 61 kandidatët tanë, 61 kandidatët e Ramës.

Sulo: Nga ana e z. Berisha është teatër.

Bardhi: Në primare nuk ka nevojë për ftesë dhe as për leje. Nëse dua unë shkoj. Unë do jem në krahë të liderëve lokalë në këtë fushatë. Po flasim për kandidatë të përbashkët.

Sulo: ju keni humbur dhe moralin dhe kauzën dhe mbështetjen e SHBA, ndaj i keni shkuar Berishës në prehër.

Bardhi: Nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë në krah të Sali Berishës për shkak të problemit që ka me SHBA. Nuk kam qenë në krah të Berishës dhe nuk do jem, por kjo nuk më pengon të jem në krahë të kandidatëve.
E rëndësishme që demokratët të bëhen bashkë, të bashkëpunojnë në nivel lokal dhe të mundin Ramën.

Sulo: Je me Amerikën apo me Berishën do u thonë demokratët?

Bardhi: Çdo demokrat do thotë jemi me Amerikën.

Sulo: I ke vajtur Berishës në prehër dhe nuk e pranon.

Bardhi: Jo mo zotëri as unë nuk i kam shkuar në prehër, as ai mua.

Rakipllari: Është shumë e rëndësishme që opozita të jetë e bashkuar. Jo vetëm fraksionet në PD, por gjithë faktori opozitar. Çështja qëndron këtu që palët duhet të pranojnë realitetin politik. Pavarësisht qëndrimeve që keni pasur, ju do veproni si parti aleate. Në rast se nuk kemi një reflektim për atë që ka ndodhur në PD gjatë këtij viti, e pranoni ju se Berisha ka përkrahjen e anëtarësisë, pavarësisht asaj që keni thënë se është non-grata, pra të pranoni realitetet përkatëse dhe pastaj të bisedojmë. Thuaj kemi hequr dorë nga kushti i non-gratës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E FUNDIT/ Bie sërish sistemi TIMS në Pikat Kufitare. Në Kakavijë…
Previous article KUSH I NGJAN KUJT? 5 njerëz të thjeshtë që janë si dy pika uji me të famshmit

F.autor

Postime të ngjashme

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton Politikë

PS MBRON HARTËN ME 46 BASHKI/ Mazniku: Asnjë shërbim nuk largohet, Poliçani vetëm fiton

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj Breaking News

I KOMUNIKOHET AKUZA/ Belinda Balluku paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati i saj

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt Breaking News

AMBASADORI I RI DREJT TIRANËS? Senati amerikan ‘hap rrugën’ për Eric Wendt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT