• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Tentoi të vriste me armë një person, 14 vite burg për Bardhok Nokën
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Tentoi të vriste me armë një person, 14 vite burg për Bardhok Nokën

18 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Kurbinit ka dënuar me 14 vite burgim për Bardhok Nokën, i cili akuzohet për tentativë vrasje.

Ngjarja ndodhi më 28.04.2020, ku në aksin rrugor Mamurras-Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, Noka pas një konflikti verbal me Kevin Shabanin, qëlloi me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit. Noka u akuzua dhe për armëmbajtje pa leje.

VIDEO

NJOFTIM PER MEDIAN

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale B.N, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” , të parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278 të K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e datës 28.04.2020, ku në aksin rrugor Mamurras – Ura e Drojës, në dalje të qytetit të Mamurrasit, shtetasi me iniciale B.N u akuzua, se si pasojë e një konflikti verbal me shtetasin me iniciale K(N)SH(P), ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së këtij të fundit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 628-74, datë 10.05.2021 ka vendosur:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e vepres penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim.
2. Deklarimin fajtor të të pandehurit B.N, për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal,
dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”, dënimin me e të pandehurit B.N me 7 (shtatë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim..

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Kurbin, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, lidhur me masën e dënimit, si më poshtë:
-Për kryerjen e vepres penale “ Vrasje me dashje”, mbetur në tentative, parashikuar nga neni 76 e 22 i K.Penal, dënimin me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim.
– Për kryerjen e vepres penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 i K.Penal, dënimin me 5 (pesë) vjet burgim.
-.Në aplikim të nenin 55 të Kodit Penal në bashkim të dënimeve caktimin ndaj të pandehurit të një dënimi të vetëm prej 14 (katërmbëdhjetë ) vite burgim.

-Gjithashtu, ankim paraqiti edhe i pandehuri me iniciale B.N, i cili kërkoi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes pasi nuk vërtetohet fajësia e tij.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Edlira Petri dhe anëtarë znj. Valdete Hoxha dhe z.Genti Shala, me vendimin nr. 969, datë 17.10.2022 vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 628-74, date 10.05.2021 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kurbin.
-Deklarimin e pafajshem te te pandehurit B.N per veprat penale te “vrasjes me dashje” te mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 76 dhe 22 te Kodit Penal si dhe “mbajtjes pa leje te armeve”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Tiranë, 17.10.2022
GJYKATA E APELIT TIRANË

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSON KEQ/ Ekonomisti i një firme bie në prangat e policisë, përvetësoi nga shitjet 2.5 milionë lekë
Previous article GJENDET KURË KUNDËR SST-VE/ Shkencëtarët krijojnë lubrifikant nga... pështyma e lopës

s.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT