• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
REPLIKAT/ “Je kokrra e komunistit”- Majko debaton ashpër me Alibeajn: Na vjen këtu diskuton si adoleshent…
Home
Politikë

REPLIKAT/ “Je kokrra e komunistit”- Majko debaton ashpër me Alibeajn: Na vjen këtu diskuton si adoleshent…

17 October, 2022 s.autor Politikë

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve mes deputetit socialt Pandeli Majko dhe atij demokrat Enkelejd Alibeaj.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj kërkoi që dosjet e sigurimit të shtetit të jenë të hapura për këdo që kërkon të dhëna në bazë të ligjit për informim.

Kjo pikë u kundërshtua ashpër nga Majko i cili e cilësoi këtë një pretendim të ulët për t’u fshehur më pas pas argumentit se PS nuk do hapjet e dosjeve.

Ai e cilësoi Alibeajn si adoleshent që kërkon të luajë me fatin e viktimave që janë përndjekur si spiunë në kohën e komunizmit.

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj: Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo institucion ka detyrim të publikojë bibliografinë e dokumenteve të shtetit për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 2 korrik 1991 të deklasifikuara plotësisht. Çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish sigurimit të shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për informimin. Unë gjykoj që këtu e ka vendin. Nëse e miratojmë për teknikë legjislative mund ta çojmë ku të doni ju.

Pandeli Majko: Ajo që ne ndahemi këtu është se ne jemi për hapjen e dosjeve sipas të gjitha propozimeve. Ne themi duhet të jemi pak më të rezervuar. Ta lëmë hapjen e dosjes si marrëdhënie mes viktimës dhe dosjes së tij. Ju doni që dosja të bëhet si Facebook. Ajo që po kërkon edhe relatorja dhe ato që tha kryetarja e komisionit të ligjeve është se kemi të bëjmë me afate. Po diskutojmë për fatin e viktimave. Ti tani do që të na vësh ne në pozitë ë vështirë që të thuash maxhoranca nuk do hapjen e dosjeve. Po diskutojmë për një dramë.

Nuk e kanë mbajtur spiunët regjimin komunist. E kanë mbajtur ca të tjerë. Ne e bëjmë diskutimin sikur të gjithë sistemin e paskan mbajtur këta. Mos insistoni kaq shumë për t’i futur një bojë të djathtës që e keni bërë fërtele. Ka pasur sigurim shteti në 29 nëntor? E kishin mendjen ata që po vriteshin për të ndërtuar burgun e Burrelit?! Nëse duam të bëjmë retorikë, pas 30 vitesh këto janë budallëqe. Të na thoni ne se ju nuk doni të hapni këto, nuk ka kuptim më. Propozimet që vijnë nga autoriteti dhe me mirëkuptimin e tyre. Ka në dosje detaje që edhe vetë viktima nuk është i interesuar. Janë bërë spiunë njerëz që kanë qenë të përndjekur. Nuk më takon mua ta them këtë duhet ta thoni ju. Na vjen këtu diskuton si adoleshent.

Enkelejd Alibeaj: Je kokrra e komunistit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Grushtet e shtetit në Kremlin, çfarë thotë historia për të ardhmen e Putinit
Previous article E PËSON KEQ/ Ishte shpallur në kërkim për trafik droge, kapet në kufi 42-vjeçari shqiptar

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT