• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO MBAN USHTARËT UKRAINAS ME INTERNET/ Musk: Starlink po humbet para, kompanitë e tjera fitojnë para nga taksapaguesit
Home
Nderkombetare

PO MBAN USHTARËT UKRAINAS ME INTERNET/ Musk: Starlink po humbet para, kompanitë e tjera fitojnë para nga taksapaguesit

16 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Disa javë pasi SpaceX tha se kompania nuk mund të vazhdonte të financonte përdorimin e shërbimeve të saj satelitore nga ushtria ukrainase, miliarderi amerikan Elon Musk ka bërë një reagim të radhës në Twitter.

“Në dreq…edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë qeverinë e Ukrainës falas”, shkruhej të shtunën në një postim në Twitter nga llogaria e verifikuar e Musk.

Kujtojmë se Starlink është emri i një sistemi satelitor, i krijuar nga SpaceX i Musk, i cili ka qenë një burim jetik komunikimi për ushtrinë e Ukrainës.

Terminalet e internetit të kompanisë kanë lejuar trupat të qëndrojnë të lidhur edhe pse rrjetet e telefonisë celulare dhe të internetit janë shkatërruar në luftën me Rusinë. SpaceX ka paralajmëruar Pentagonin se mund të ndalojë financimin e shërbimit në Ukrainë, nëse ushtria amerikane nuk jep dhjetëra miliona dollarë në muaj.

Kompania gjithashtu kërkoi që Pentagoni të merrte përsipër fondet për përdorimin e Starlink nga qeveria dhe ushtarakët e Ukrainës, për të cilën SpaceX pretendon se do të kushtonte më shumë se 120 milionë dollarë për pjesën tjetër të vitit dhe mund të kushtojë afër 400 milionë dollarë për 12 muajt e ardhshëm.

Një zëdhënës i Pentagonit tha të premten se kishte qenë në komunikim me SpaceX mbi financimin e produktit të komunikimit satelitor Starlink.

“Asnjë vepër e mirë nuk mbetet e pandëshkuar”, tha Musk në përgjigje

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULM ME ARMË NË RUSI/ Vriten 11 persona që kishin dalë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë
Previous article "BËJNË SI PROFESIONISTA"/ Shpat Kasapi ‘shpërthen” ndaj kolegëve, me kë e ka këngëtari?

s.autor

Postime të ngjashme

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi Botë

TENSIONET NË RRITJE/ Dronët fluturojnë mbi Baltik, NATO ngre e alarmuar bombarduesit, sulme edhe në Rusi

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik Botë

ALARME PËR BOMBA NË SHKOLLAT NË ITALI/ Meloni: Nuk ka rrezik konkret, po hetohet një strategji për të krijuar panik

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës? Botë

ANALIZA E REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT