• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ÇMIMI I NAFTËS/ Rusia bllokon sërish FMN, ministrat e Financave nuk dalin dot me deklaratë të përbashkët
Home
Nderkombetare

ÇMIMI I NAFTËS/ Rusia bllokon sërish FMN, ministrat e Financave nuk dalin dot me deklaratë të përbashkët

15 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dështoi të arrijë marrëveshje për lëshimin e një komunikatë që kërkon që Rusia t’i japë fund luftës së saj në Ukrainë, gjatë takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, ku ministrat e Financave dhe shefat e bankave qendrore po diskutojnë për vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse.

Ministrja e Ekonomisë së Spanjës, Nadia Calvino, tha në një konferencë për media, më 14 tetor, se Rusia përsëri bllokoi lëshimin e një komunikate të përbashkët gjatë një takimi të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar.

Calvino tha se lufta është “elementi më i rëndësishëm që ngadalëson rritjen ekonomike dhe gjeneron inflacion, paqëndrueshmëri, pasiguri ushqimore dhe paqartësi”.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u tha gazetarëve se shumë nga sfidat me të cilat përballet ekonomia globale “rrjedhin nga lufta e tmerrshme e Rusisë në Ukrainë dhe rimëkëmbja e vazhdueshme nga pandemia”.

E pyetur rreth caktimit të çmimit tavan për naftën ruse, ajo tha se nuk është marrë asnjë vendim, por një koalicion vendesh, përfshirë shtatë shtetevt më të industrializuara (G7), Bashkimin Evropian dhe Australinë, do të vendosin se cili do të jetë ky kufi.

 

 

Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 11 tetor u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t’ia pamundësuar përfitimet financiare.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INCEST BRENDA FAMILJES/ Arrestohet burri në Kosovë, policia: Kreu marrëdhënie seksuale…
Previous article DEL VERSIONI I RI I APLIKACIONIT "TIRANA IME 2.0"/ Veliaj: “Teknologjia na jep transparencë; Cilësia e ajrit në Tiranë shumë herë më e mirë sot

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik Botë

PËRPJEKJET PËR PAQE NË UKARINË DHE LINDJEN E MESME/ Trump bisedë telefonike me kryeministrin britanik

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani Botë

MERZ I TRONDITUR PAS REZULTATIT ZGJEDHOR: Diçka ka ndryshuar në Gjermani

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn Botë

FUNDI I LUFTËS NË UKRAINË? Trump bisedë telefonike me Putin dhe Zelenskyn

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT