• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRAU ME MAKINË ISH-KUNATIN PAS…/ Kërkohen 35 vite burg për autorin që ndodhet ende në arrati. Si ndodhi ngjarja e rëndë
Home
Breaking News

VRAU ME MAKINË ISH-KUNATIN PAS…/ Kërkohen 35 vite burg për autorin që ndodhet ende në arrati. Si ndodhi ngjarja e rëndë

15 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një 32-vjeçar, cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë, rrezikon dënimin me 35-vite burg.Kjo masë dënimi është kërkuar nga Prokuroria e Lezhës për Albert Kacën, e cila dha në Gjykatë konkluzionet përfundimtare në lidhje me këtë çështje.

Ai akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se i pandehuri e ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij, Ylli Mena.

Tashmë do të jetë trupa gjykuese, e cila do të japë vendimin përfundimtar për 32-vjeçarin Albert Kaca, i cili vijon të jetë në arrati, pasi pas ngjarjes arriti të largohet dhe nuk është arritur të prangoset nga Policia.

VRASJA ME MAKINË

Ylli Mena u aksidentua me dashje për vdekje me makinë mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2019, teksa po lëvizte në këmbë në IshullLezhë. Pas përplasjes nga makina, Ylli Mena ndërroi jetë në spital, ndërsa autori është shpallur në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e tij.

Për këtë ngjarje është marrë i pandehur ish-kunati i viktimës, Albert Kaca, ndaj të cilit është ngritur akuza “Vrasjes së kryer brenda rrethit familjar”, vepër kjo që parashikon një dënim nga 35 vite burgim deri në burgim të përjetshëm.

Autori i dyshuar vijon të jetë në arrati dhe po gjykohet në mungesë, ndërsa divorci i viktimës me motrën e autorit është bërë shkak i krimit të rëndë.

DIVORCI

Viktima, 27-vjeçari Ylli Mena, ishte martuar për disa vite me motrën e autorit të dyshuar të krimit, i cili vazhdon të jetë ende në kërkim nga Policia. Nga hetimet, Policia zbuloi se 27- vjeçari u përplas qëllimisht nga ish-kunati i tij, teksa udhëtonte me biçikletë në Ishull-Lezhë.

Ai gjeti vdekjen disa orë pas aksidentit në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Viktima ishte martuar me motrën e autorit, me të cilën kishin tre fëmijë, por rreth tre muaj pas ngjarjes së rëndë, ata ishin ndarë, duke sjellë edhe konflikt mes palëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BERISHA FESTON 78-VJETORIN E LINDJES/ Ja urimi që i bën Meta në rrjetet sociale
Previous article PSE TRADHËTOJNË VAJZAT? Capital T bën deklaratën që djemtë nuk kanë qejf ta pranojnë

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë Aktualitet

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty… Aktualitet

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat Aktualitet

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT