• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROKURORIA NUK NISI HETIMET PAS PADISË SË METËS/ Vasili: Vendimi është nul. Ja 6 shkeljet që janë bërë
Home
Politikë

PROKURORIA NUK NISI HETIMET PAS PADISË SË METËS/ Vasili: Vendimi është nul. Ja 6 shkeljet që janë bërë

14 October, 2022 s.autor Politikë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e ka konsideruar nul vendimin e Prokurorisë për të mos filluar hetimin për çështjen penale për kallëzimin e Metës ndaj Autoritetit të Dosjeve.

Në një konferencë për mediat, Vasili tha se janë bërë shkelje të procedurave ligjore, duke evidentuar dhe shkeljet e bëra në procedura.

“Të nderuar qytetar,
Prokuroria e Tiranës ka vendosur mosfillimin e çështjes penale për kallzimin e bërë nga Kryetari I Partisë së Lirisë ndaj anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.
Vendimi I Prokurorisë të kapur qartazi nga Edi Rama është një vendim që shkel në mënyrë flagrante në çdo nen të tij ligjin, si në procedurë ashtu edhe në permbajtje.
Veprimet e prokurorisë kanë qen skandaloze dhe të paimagjinueshme.
1.Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar anëtarët e autoritetit të dosjeve dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre ka vendosur mosfillimin.
2.Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e Anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve.
3.Është fakt publik, që vetë drejtuesja e Autoritetit zonja Genta Sula ka pohuar publikisht me gojën e saj në intervistën në daten 9 shtator 2022 në TV Kombëtar Klan me gazetarin Blendi Fevziu, se “dy anëtarët e Autoritetit kanë bërë verifikime”, ndërkohë po vetë drejtuesja e Autoritetit Genta Sula në dëshminë e saj në prokurori ka dëshmuar të kundërtën duke thënë se nuk është kryer ndonjë verifikim dhe hetim për zotin Meta.

Pra dëshmi të qarta shumë kontradiktore, që kërkonin detyrimisht hetim tët helluar nga prokuroria, e cila nuk e ka kryer këtë.

4.Është një shkelje shumë e rëndë penale fakti I provuar totalisht që pa bërë hetim dhe verifikim për identitetin e z.Meta, Autoriteti I Dosjeve ka dërguar informacion zyrtar duke përcaktuar emrin e z.Ilir Meta të lidhur me dosjet e sigurimit, pa pasur asnjë lloj dokumenti, që provonte gjeneralitetet e z. Meta.
5.Është fakt I provuar botërisht, që megjithëse ligji nuk e lejonte është bëri verifikim lidhur me z.Ilir Meta dhe konkluzionet i janë përcjellë nga Autoriteti I Dosjeve, me informacion shkresor, Kuvendit të Shqipërisë me shkresën me Nr.1275/1 në datën 26 korrik 2022.
6.Është fakt, që edhe sot e kësaj dite, në shkelje e dhunim flagrant të ligjit, përfaqësuesit ligjor të z.Meta, avokatit Genc Gjokutaj nuk i janë vënë në dispozicion dokumentet nga Autoriteti I Dosjeve megjithëse I është kërkuar me shkresë zyrtare që në datë 14 shtator 2022 dhe me shkresë rikujtesë në 25 shtator 2022 dhe po ashtu nuk i janë dhënë dokumentet as nga Kuvendi i Shqipërisë, të cilit i është drejtuar me kërkesë zyrtare, që në datë 25 shtator 2022. Është shumë e qartë, që ky vendim i Prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje. Mos fillimi iI çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumentave nga Autoriteti I Dosjeve avokatit në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumentave edhe nga Kuvendi I Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama. Ky vendim do të ankimohet në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Tiranë dhe ankimi depozitohet sot në atë Gjykate. Kjo çështje do të ndiqet deri në fund dhe në rast se procesi gjyqësor do ta kërkojë ajo do të ankimohet në të gjitha nivelet e Gjykatave të vendit, po redhe në Gjykatat Ndërkombëtare.”, tha Vasili.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "IK P*****"/ Elon Musk gati të heq shërbimin falas të internetit nga Ukraina pasi ambasadori ishte i vrazhdë me të
Previous article "MBI 200 MIJË PERSONA NË LISTË PËR TË KRYER MARDHËNIE ME TË MITURËN"/ Nëna e 12-vjeçares në djeni të përdhunimit

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT