• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“AI PO MERRTE FRYMË, POR NUK JA DOLI”/ 20-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Itali, motoçikleta u përplas me makinën
Home
Aktualitet
Kronikë

“AI PO MERRTE FRYMË, POR NUK JA DOLI”/ 20-vjeçari shqiptar vdes tragjikisht në Itali, motoçikleta u përplas me makinën

12 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një jetë e thyer në pak çaste dhe shumë ëndrra të lëna përgjysmë.

Shqiptari Kevin Mustafa, 20 vjeç humbi jetën ditën e djeshme pas një aksidenti tragjik në via Cesare Albisetti, në Terno d’Isola.

Aksidenti me motor ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit.

Sipas një rikonstruksioni fillestar, motori i drejtuar nga 20-vjeçari u përplas me një Citroen.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht përpjekjet ishin të kota.

Kevin Mustafa ishte 20 vjeç dhe kishte mbërritur në Terno d’Isola kur ishte ende shumë i vogël, së bashku me babain e tij shqiptar dhe nënën e tij ekuadoriane, Fanny Mourera. Familja kishte shkuar të jetonte në një pallat në via Roma 23H, pranë bibliotekës. Prindërit e Kevinit u ndanë pothuajse menjëherë dhe djali u rrit nga nëna e tij.

“Ai ishte thjesht njëri prej nesh, ishte në klasë me mua në kopshtin e fëmijëve, në shkollën fillore dhe të mesme, askush nuk e ka parë ndonjëherë si emigrant,”- tha dje një shoqja e tij, duke parë me sy të largët pikën e aksidentit.

“Ishte një njeri shumë i qetë, shumë herë ishte vetëm”, shton një tjetër, shkruan Corriere Della Sera.

Kevin më pas u diplomua për inxhinieri mekanike në Institutin Marconi në Dalmine dhe ka punuar në kompani të ndryshme, deri vonë ka qenë teknik mirëmbajtjeje në Brembo.

“Kur pashë djalin, ai tashmë ishte rrëzuar duke përfunduar me kokën në njërën nga rrotat. Makina po udhëtonte me shpejtësi të ulët dhe gruaja pas timonit frenoi menjëherë, por goditja ishte shumë e dhunshme. Djali ra shumë keq, iu thye helmeta. Unë zbrita menjëherë për ta ndihmuar atë dhe pesë-gjashtë persona të tjerë gjithashtu. Nuk e prekëm sepse qafa e tij ishte në një pozitë të keqe dhe kishim frikë se mos i përkeqësonin gjërat, por telefonuam 118. Ai po merrte ende frymë edhe pse me shumë gulçim,” thotë Abdel Khachi, i cili po udhëtonte në korsinë e kundërt duke drejtuar një kamion për të bërë dërgesat në Calusco.

Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe nëna e viktimës dhe e dashura e tij, Federica.

Policia po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ Kriza e energjisë imponon rend të ri në Evropë
Previous article KRIZA ENERGJITIKE/ Qeveria e Kosovës propozon nga 100 euro shtesë për pensionistët

s.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT