• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KULTIVONIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen babë e bir në Vaun e Dejës, sekuestrohen 22 kg kanabis
Home
Aktualitet
Kronikë

KULTIVONIN LËNDË NARKOTIKE/ Arrestohen babë e bir në Vaun e Dejës, sekuestrohen 22 kg kanabis

11 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Babë e bir kanë rënë në pranga nga Policia e Shkodrës për kultivim të bimëve narkotike. Bëhet me dije se gjatë aksionit janë sekuestruar 22 kg lëndë narkotike kanabis.

Gjithashtu njoftohet se u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Njoftimi i plotë:

Vau i Dejës/Kontrolle masive në të gjithë territorin, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigu”.

Arrestohen në flagrancë babë e bir, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Sekuestrohen 22 kg lëndë narkotike canabis sativa.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrolleve në terren, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigu”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

-M. N., 69 vjeç dhe K. N., 31 vjeç, banues në Vau i Dejës, Shkodër (babë e bir).

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen “Kinema”, Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.

Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RUSIA FUT PRONARIN E "FACEBOOK" NË LISTËN E ORGANIZATAVE TERRORISTE/ Ndërpriten shërbimet e ofruara nga ‘Meta’
Previous article EMIGRANTËT E PALIGJSHËM VENDOSIN REKORD/ Mbi 35 mijë kaluan me gomone drejt Anglisë vitin e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë Aktualitet

GRABITËN DY BIZNESE NË BERAT/ Autorët “thyejnë” kasafortat me rreth 200 milionë lekë

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty… Aktualitet

KRIMI I TREFISHTË NË SHKODËR/ Zbulohen detajet: Të rinjtë u konfliktuan në lokal, autori shkoi te shtëpia e viktimës dhe aty…

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat Aktualitet

EDUARD KUÇI MOHOI DHUNËN/ Policia e shpall në kërkim për moskallëzim krimi, çfarë deklaroi 26-vjeçari në Komisariat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT