• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ENIGMAT E ZHDUKJES SË SHENASI LOHËS/ Hoxha publikon videon nga restoranti ku 47-vjeçari u pa për herë të fundit
Home
Breaking News

ENIGMAT E ZHDUKJES SË SHENASI LOHËS/ Hoxha publikon videon nga restoranti ku 47-vjeçari u pa për herë të fundit

11 October, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me zhdukjen e Shenasi Lohës nga Ferizaj i Kosovës.

Loha rezulton i zhdukur që prej 7 muajsh, ndërsa dyshohet se zhdukja e tij ka të bëjë me një aferë të mundshme me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës.

I ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin, Hoxha tha se Loha ka qenë fillimisht në Ekuador ku mund të ketë patur lidhje me trafikantët shqiptarë të kokainës dhe më pas është kthyer në vend përmes Kosovës.

VIDEO

Ndërsa publikoi videon nga restoranti në Lushnje ku Shenasi Loha është parë për herë të fundit. Në videon e siguruar nga Artan Hoxha, Loha është parë për herë të fundit në një restorant në Lushnje nën shoqërimin e Mitri Priftit.

Më pas ai ka dalë nga restoranti, ka hipur në mjetin e Prifti dhe që prej atij momenti nuk është bërë më i gjallë.

“Video është bërë në orën 15:00. Në video duken dy persona në një restorant në qytetin e Lushnjës. Në pamje është Shenasi Loha, 47 vjeç nga Ferizaj, baba i dy fëmijëve. Kjo video tregon herën e fundit që Shenasi Loha është parë në Shqipëri. Ai është shfaqur në 13 mars ne restorant nën shoqërinë e Mitri Priftit. Pasi ka ardhur nga Ekuadori Loha ka takuar Mitri Priftin, me të cilin më parë ka dashur të bëjë dy biznese. Një ndër to futja e një brandi uji nga Ekuadori. Loha ka dashur të sjellë në Europë këtë brand. Kanë dashur të fusin dhe një sasi mishi nga MV por se kanë bërë. Që prej 13 marsit ku duket në video ai është zhdukur.
Loha del nga restoranti, hipën në makinën e Priftit, Hyunday , me targa “553VT”. Pasi e ka marrë Lohën e ka lënë diku ku e kanë pritur disa miq.
Nuk ka asnjë të dhënë që Loha, që të ketë dalë nga Shqipëria dhe nuk ka hyrë në Ekuador. Kontakti i fundit i këtij personi është në Lushnje.
Loha ka pasur njohje me persona që kanë qendruar në Ekuador. Dyshimi kryesor: Është zhdukur për një aferë të mundshme me lidhjen e narkotrafikimit ndërkombëtar midis Ekuadorit dhe Europës. Mendohet se Loha të jetë rrëmbyer. Është i njëjti rast si me Martinajn. Njohjet e tij janë me persona shumë të rrezikshëm të botës së krimit. Pasnesër bëhen fiks 7 muaj që Loha është parë në atë video për herë të fundit. Sipas familjarëve ai është nisur i vetëm me makinën e tij. Në Shqipëri ka dashur të takojë shokun e tij, me nofkën Xhimi që është i martuar me nje shtetase nga Ekuadori. Mitri ka thënë se e ka çuar ku i ka kërkuar ai”, tha Hoxha në Abc Live

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA AKSION NË MALËSINË E MADHE/ Shkon në 13 numri i të arrestuarve, DETAJET e para
Previous article TAKIMI BIDEN-PUTIN/ Lavrov: Jemi të hapur për bisedime me Perëndimin, nuk kemi marrë ende propozime

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur… Aktualitet

TRAGJIKE NË TROPOJË/ Humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore Aktualitet

RREGULLORJA E GJKKO/ Dhoma e Avokatisë merr vendim drastik: Bojkotojmë pa afat seancat gjyqësore

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re Aktualitet

DREJTËSI PA PAGA/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal. SPAK dorëzon listpagesat me formulën e re

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT