Sirenat e sulmit ajror po bien këtë mëngjes në Kiev, raporton Paul Adams i BBC-së, teksa ukrainasit zgjohen pas sulmeve të djeshme në qytete në të gjithë vendin, të cilat kanë vrarë 14 persona dhe kanë lënë pothuajse 100 të plagosur.
Sulme të tjera u raportuan në Zaporizhizhia gjatë natës.
The sirens are sounding again in #Kyiv. What sort of day will it be? pic.twitter.com/LhNn7rOns0
— Paul Adams (@BBCPaulAdams) October 11, 2022
Raportime për granatime në Vinnytsia
Duke cituar Administratën Ushtarake të Rajonit, media Ukrainska Pravda raporton se termocentrali Ladyzhynska në qytetin jugperëndimor të Vinnytsia u granatua mëngjesin e sotëm nga dy drone kamikaze Shahed-136.
Raportime për shpërthime në Zaporizhzhia gjatë natës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Emine Dzheppar, raporton se Rusia gjuajti të paktën pesëmbëdhjetë raketa në Zaporizhzhia mbrëmë, duke synuar “një institucion arsimor, një institucion mjekësor dhe ndërtesa banimi”.
#russian terrorists again hit infrastructure facilities in #Zaporizhzhia with rockets this night. At least 15 explosions registered. Their targets were an educational institution, a medical institution, and residential buildings. #russiaisaterrorisstate #StandWithUkraine pic.twitter.com/2FgR5OyKxa
— Emine Dzheppar (@EmineDzheppar) October 11, 2022


