• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SI RRALLËHERË/ Lindita Nikolla rrëfen jetën e saj: Ëndërroja të bëhesha pilote si babi! Me vajzën…
Home
Politikë

SI RRALLËHERË/ Lindita Nikolla rrëfen jetën e saj: Ëndërroja të bëhesha pilote si babi! Me vajzën…

10 October, 2022 F.autor Politikë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ditën e sotme ka “zhveshur” petukun e politikanes dhe ka ardhur në një rrëfim krejt ndryshe.

Ajo ka treguar një tjetër anë të saj, ku është ndalur te marrëdhënia e veçantëm e të atin, ëndrrat që kishte kur ishte e vogël si dhe marrëdhënien me të bijën.

Nikolla ka rrëfyer se të atin e shikonte si shembullin e jetës, ndaj kur ishte e vogël ëndërronte t’i merrte edhe profesionin, duke ëndërruar të bëhej pilote si ai.

Gjithashtu, ajo është ndalur edhe te marrëdhënia me vajzën e saj, Livian, për të cilën u shpreh se është pasqyra ku shikon veten nëse ëstë duke vepruar drejt apo jo. Kryeparlamentarja tha se këshillat e të bijës i kanë rezultuar gjithmonë të drejta.

Lindita Nikolla: Jam motra e dy vëllezërve, motra e vogël e dy vëllezërve Arjanit dhe Aleksandrit, por edhe vajza e shumë pritur e dy prindërve, saqë gjyshja gjithmonë tregon se e shikonin me habi babin tim se si një burrë Mirdite gëzohej me lindjen e një ‘cuce’. Babai ka qenë ushtarak. Unë kam qenë shumë e lidhur me të dy prindërit, veçanërisht me tim atë, e kam pasur model në jetën time. Ka qenë një burrë që ka spikatur për meçurinë, qetësinë, por edhe mënyrën se si u qasej problemeve, duke dhënë shumë nga vetja dhe duke dhënë zgjidhje të çdo problemi.

Rudina Magjistari: Ka qenë aviator në profesion? Madje ju keni shprehur se keni pasur ëndërr të bëheni aviatore. Ç’u bë me këtë ëndërr?

Lindita Nikolla: Kam qenë shumë e lidhur më babin dhe thoja do bëhem pilote si babai, që kishte profesionin e tij, por sigurisht ishte një ëndërr fëmije, gjë që mbeti pas. Një ëndërr tjetër e imja ka qenë të bëhesha mjeke, nuk kam dashur të studioj matematikë, por në atë kohë të tjerë vendosnin për ne

Lindita Nikolla: Jashtë perfeksionit, besoj që unë kam qenë një nënë  që sa herë vajza ime ka pasur gëzimin, momentet e rritjes çështje që lidhen me shkollën, me problemet shëndetësore me radhë, jam përpjekur të jem një nënë që ajo të mos kishte asnjë pengesë për t’u shprehur. Jo gjithmonë ja kam arritur, por besoj se jemi mike të mira dëgjohemi shumë, kuptohemi pa folur.

Rudina Magjistari: Duket që të ngjan shumë.

Lindita Nikolla: Ngjan, në fakt ngjan më  shumë me gjyshen, nënën e bashkëshortit tim, por ngjan edhe me mua, dhe çdo ditë më duket se më ngjan më shumë, është vajzë me këmbë në tokë. Kur shikoj sytë e Livias, kuptoj nëse jam mirë në punën time apo ka ndonjë problem. Është shumë kritike, si çdo i ri dhe e re në këtë vend, por patjetër që mbështetëse në të gjithë rrugëtimin tim.

Rudina Magjistari: Si mama e një vajze, por ndërkohë edhe si një politikane shumë e spikatur, çfarë do doje që Livia të kishte marrë nga ty? Diçka që do kishe dashur që Livia ta kishte trashëguar nga ty?

Lindita Nikolla: Teksa vija këtu, e kam një porosi të veçantë nga Livia më tha “mos fol shumë për mua”.

Rudina Magjistari: Na fal Livia, herën tjetër do e kemi parasysh.

Lindita Nikolla: E ka shumë problem është natyrë shumë diskrete dhe e tillë do të qëndrojë,  por është pasqyrë ku unë shihem. Edhe pse jam nënë e saj, është pasyra ku unë shihem. Tashmë ajo është rritur dhe mund t’i kërkoj edhe këshilla. Shpeshherë i kërkoj këshilla dhe ndonjëherë nuk më pëlqejnë dhe them pse e pyeta, por në fund të ditës rezulton se i ndjek këshillat e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MISTERI I VIS MARTINAJ/ Gazetarja tregon çfarë mori POLICIA në Shijak: Kontrollet gjatë orëve të...
Previous article VIDEOLAJM/ Shevchenko i shkon pranë vdekjes, raketat i kalojnë afër trenit ku ndodhej ukrainasi

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik Politikë

ZJARRI NË MALIN E KRUJËS/ Reagon Rama: U shmang një bilanc që mund të kishte qenë tragjik

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për... Breaking News

E KONFIRMUAR/ Ambasada e SHBA reagon pas emërimit të Eric Wendt si ambasador në Shqipëri: Do të mbështesë vizionin e Trump për...

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë Politikë

PUNIMET NË AKSIN ELBASAN-QAFË THANË/ Rama: Do ta bëjë lidhjen e Korçës dhe juglindjes me pjesën tjetër të vendit, më të shpejtë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT