• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
POLICIA KONTROLLE NË DISA LOKALE TË TIRANËS/ Pranga dy personave që kishin kthyer biznesin në ambient për lojëra fati
Home
Aktualitet
Kronikë

POLICIA KONTROLLE NË DISA LOKALE TË TIRANËS/ Pranga dy personave që kishin kthyer biznesin në ambient për lojëra fati

10 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

DVP Tiranë/Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë, në fushën e lojërave të fatit. Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Game over”. Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë. Sekuestrohen 4 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over”.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Deliu”;

– F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJASAT PËR RECESION TË EKONOMISË SONË VITIN E ARDHSHËM, TË ULËTA"/ Ministrja e Financave për situatën ekonomike: Do jemi vigjilentë për çdo skenar, kemi…
Previous article HAKMERRET DEIZI ARAPI? I digjet makina punonjësit të karburantit në Bilisht, për çfarë dyshon policia

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike Aktualitet

PROTESTAT NË TIRANË/ Reagon Organizata e Veteranëve të UÇK-së: Mos i keqpërdorni simbolet për qëllime politike

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët... Aktualitet

PO NDIQTE TË KËRKUARIT/ Ndërron jetë gjatë operacionit policor efektivi! Arrestohen dy shqiptarët...

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin... Aktualitet

PËRFUNDOJNË PROVIMET E MATURËS/ Procesi u zhvillua pa incidente! Lëndët favorite ishin...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT