• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Gjykata e Lartë zbulon arsyet pse Adriatik Llalla duhet të shkojë në BURG
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJET/ Gjykata e Lartë zbulon arsyet pse Adriatik Llalla duhet të shkojë në BURG

9 October, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Gjykata e Lartë ka zbardhur arsyet e refuzimit të kërkesës së ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për të pezulluar dënimin me 2 vite burg.

Ish-prokurori i Përgjithshëm kërkoi të shtynte në kohë vajtjen në qeli, ndërkohë që dënimi ndaj tij në Apel për “fshehje e mosdeklarimit të pasurisë” qe e çonte në qeli, u shpall pak ditë pasi ai ishte larguar nga vendi. Në vendimin e arsyetuar, të siguruar nga A2 CNN, Kolegji Penal e vlerëson të pabazuar pretendimin e ish-kryeprokurorit, se i rrezikohet jeta në qeli për shkak të problemeve shëndetësore.

“Kjo sëmundje mund të kurohet dhe të ndiqet nga mjekë specialistë edhe në kushtet e qëndrimit në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, pa rrezikuar jetën e kërkuesit. Fakti që kërkuesi vuan nga kjo sëmundje që prej vitit 2009, siç parashtrohet në vlerësimin mjeko-ligjor, dëshmon që kjo sëmundje mund të kurohet dhe mbahet nën kontroll nga subjekti edhe ndërkohë që ai vuan dënimin e caktuar ndaj tij”.

Edhe pretendimi i Llallës se është baba i tre fëmijëve, një prej të cilëve i mitur, nuk është parë si rrethanë ndihmuese nga Kolegji Penal, që shkon me tej, duke e cilësuar shoqërisht të rrezikshëm ish-kryeprokurorin.

“Kolegji vlerëson se referuar situatës procedurale të kërkuesit, faktit që ai nuk ka përmbushur detyrimin për ekzekutimin vullnetar të vendimit penal, por është larguar duke e bërë të pamundur ekzekutimin e dënimit, deri sa është arrestuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, dëshmojnë jo vetëm rrezikshmërinë shoqërore të kërkuesit, por edhe mundësinë e përsëritjes së kësaj sjelljeje në të ardhmen”.

Në të njëjtin vendim Gjykata e Lartë ka shumëzuar me zero edhe pretendimin e Adriatik Llallës për të marrë parasysh faktin se ka ushtruar funksione të larta në institucione kushtetuese. Adriatik Llalla u arrestua në Itali në dhjetor të vitit të kaluar në zbatim të urdhër-arrestit të lëshuar ndaj tij. Ai u lirua në më pak se 24 orë, për arsye shëndetësore, duke u lënë në një masën e “ndalimit të daljes nga vendi”, ndërsa drejtësia shqiptare ka dërguar një kërkesë në Itali për ekstradimin e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U KAP ME PISTOLETË/ Drogë dhe para cash, "i forti" i Shkodrës dënohet në Angli
Previous article NATA ROMANTIKE E ELVIS PRESLEY ME MARLYN MONROE/ Miqtë zbulojnë lidhjen pasionante mes dy yjeve

F.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT