• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VUÇIÇ BEFASON/ Hoyt Brian Yee më tha: Mos e prekni tërësinë e Kosovës!
Home
Rajon

VUÇIÇ BEFASON/ Hoyt Brian Yee më tha: Mos e prekni tërësinë e Kosovës!

31 October, 2017 Redaktor1 Politikë, Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha të hënën se perëndimi nuk do të heqë dorë nga Kosova, ndërsa Beogradi duhet të gjejë një zgjidhje për marrëdhëniet me shqiptarët.

Ai i bëri këto komente në një intervistë të paralajmëruar me televizionin serb “Pink” në të cilën foli më hollësisht për takimin e një jave më parë me zyrtarin e lartë amerikan Hoyt Brian Yee, i cili nxiti shumë reagime me qëndrimin se Serbia “nuk mund të ulet në dy karrige“, duke ju referuar politikës serbe të ecjes në vijën e ngushtë ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë.

Presidenti serb tha se takimi me zyrtarin amerikan “nuk ishte i këndshëm, por nuk pati fjalë të rënda“.

Ai tha se temat kryesore ishin Kosova dhe Rusia.

“Ai (Hoyt Brian Yee) më tha se nuk mund të prekni tërësinë tokësore të Kosovës, ndërsa unë i thashë, ju keni mundur të prekni tërësinë e Serbisë nëntë vjet më parë. Atëherë vlenin rregulla të tjera. Këtë ia thashë në fytyrë. Ai më bëri të ditur se më përcolli mesazhin e Amerikës. Duhet ta respektosh, nëse nuk e bën… dihen pasojat...”, tha presidenti serb.

Ai tha një nga temat ishte edhe Rusia. “Ajo çfarë po ndodh në Amerikë ka sjellë probleme të reja. Pa faj ne mund të pësojmë. Të gjithë ata që kanë çfarëdo marrëdhëniesh me Rusinë do të pësojnë“, tha presidenti serb duke nënvizuar se nuk do të jetë e lehtë të “përballen trysnitë“.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për një qendër të emergjencave që Rusia menaxhon në qytetin e Nishit në Serbinë jugore. Disa grupe perëndimore dhe analistë ushtarakë e shohin si një bazë ushtarake të kamufluar që Kremlini e ka ngritur për të mbikëqyrur interesat amerikane në Ballkan.

Qendra ruse që u hap fillimisht në vitin 2012, gjendet relativisht pranë forcës paqeruajtëse prej 4 mijë trupash në Kosovë. Pjesë e forcave ndërkombëtare në Kosovë janë edhe 600 ushtarë amerikanë.

Moska kërkon që personelit të saj t’i jepet imunitet diplomatik, ndërsa mohon çfarëdo veprimtarie të saj përveç trajtimit të emergjencave.

Moska vazhdon të mbështesë pretendimet serbe mbi Kosovën dhe refuzon sikurse edhe Serbia të njohë pavarësinë e saj të shpallur në shkurt të vitit 2008. Ajo i dorëzoi ditë më parë gjashtë avionë ushtarakë MiG-29 Serbisë, ndërsa pritet që të dërgojë në Beograd edhe 30 tanke T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

Megjithatë Beogradi është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Presidenti serb tha të hënën se Serbia duhet të provojë të gjejë “një marrëveshje historike më shqiptarët për hir të së ardhmes së fëmijëve“.

Të hënën Serbia edhe zyrtarisht hapi dialogun e brendshëm për çështjen e Kosovës me takimin e parë të grupit punues për këtë çështje që duhet të bashkërendojë debatet. Në fund të muajit korrik, presidenti serb, Alexandër Vuçiç, paralajmëroi hapjen e një dialogu të brendshëm në Serbi për, siç tha, zgjidhje të qëndrueshme e afatgjatë të çështjes së Kosovës.

Gjatë fundjavës ai tha se Serbia duhet të lirohet nga mitet dhe “gënjeshtrat se gjithçka në Kosovë është serbe, sikurse edhe nga gënjeshtrat se në Kosovë nuk ka më asgjë serbe“.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dy femrat fatale të Vishos
Previous article Flasin 2 ish-drejtorët: SKANDALET e SHISH në 5 vitet e Visho Ajazit dhe një paralajmërim për Berishën

Redaktor1

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës Rajon

ZGJEDHJET NË KOSOVË/ KQZ publikon shifrat: Sa qytetarë kanë ushtruar të drejtën e votës

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT