• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DUA TË DIGJET NË FERR”/ I përdhunoi dhe vrau vajzën, babai ngre dolli kur merr lajmin e shumëpritur (FOTO)
Home
Jetë

“DUA TË DIGJET NË FERR”/ I përdhunoi dhe vrau vajzën, babai ngre dolli kur merr lajmin e shumëpritur (FOTO)

9 October, 2022 s.autor Jetë

Babai i Vicky Hamilton, e cila është vrarë nga Peter Tobin, ka ngritur një dolli për vdekjen e autorit duke thënë: “Dua që ai të digjet në ferr”.

72-vjeçari Michael Hamilton kishte mbajtur një shishe të veçantë rakie për ditën kur do dëgjonte lajmin që kishte ëndërruar prej dekadash.

“Është lajmi më i mirë që kam dëgjuar për Peter Tobin. Kam pritur që të ndodhë ky moment që nga dita kur e futën në burg. Doja që të ndodhte. Shpresoj se dikush po qëndronte duke qeshur me të kur ai po vdiste, si një infermiere apo një mjek. Ai do të shkojë direkt në ferr. Ata mund edhe të mos e marrin atë. Unë dua hirin e tij. Dua që të digjet në ferr ”, tha Hamilton nga Falkirk.

“The Sun” shkruan se Tobin ndodhej në burg kur u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse. Ai kishte marrë të gjithë trajtimin mjekësor që i duhej, por nuk arriti që të fitonte betejën me sëmundjen. Ai besohet se vuante nga kanceri dhe ishte dërguar në spital disa herë në vitet e fundit.

“Dua që të digjet në ferr”/ I përdhunoi dhe vrau

Përdhunuesi dhe vrasësi i lindur në Renfrewshire – i cili kurrë nuk ka treguar pendim për krimet e tij të liga – po vuante tre dënime të përjetshme në HMP Edinburgh.

Tobin u burgos në vitin 2008 për vrasjen e dy vajzave adoleshente – përfshirë Vicky-n – dhe një gruaje të re rreth të 20-ave. Por nga hetimet, policia beson se ai mund të ketë pasur edhe shumë vrasje të pazbardhura të të rejave të tjera.

Vicky, 15 vjeç, u pa për herë të fundit e gjallë në një stacion autobusi në Bathgate, West Lothian në shkurt të vitit 1991. Ajo ishte duke u kthyer për në shtëpinë e saj në Redding, afër Falkirk, pasi vizitoi motrën e saj Sharon në Livingston.

Vicky jetonte me nënën e saj Janette, e cila vdiq vetëm dy vjet më vonë, në moshën 41-vjeçare.

“Dua që të digjet në ferr”/ I përdhunoi dhe vrau

Trupi i nxënëses u zbulua në shtëpinë në Margate, Kent, ku Tobin ishte zhvendosur vetëm disa javë pasi kishte vrarë Vicky-n. Thuhet se ai e drogoi, e përdhunoi dhe e mbyti para se ta ndante trupin e saj në dysh.

Ndërkohë babai i viktimës, Michael – i cili pësoi një atak në zemër në vitin 2010 – ka duruar dekada mundimesh që nga vdekja e Vicky-t.

“Tobin nuk mori vetëm vajzën time, ai mori nipërit e mbesat e mia. Ai nuk më mori vetëm vajzën time, ai mori gjithçka në jetën time. Ne flasim me nipërit e mi çdo ditë për Vicky-n. Jam vërtet i kënaqur. Tobin po merrte kujdesin më të mirë”, tha Hamilton.

Gjithashtu në kopshtin e shtëpisë së Tobin Margate u gjetën eshtrat e Dinah McNicol, 18 vjeç. Ajo u zhduk ndërsa udhëtonte për në shtëpi në Tillingham, Essex, nga një festival muzikor në gusht të vitit 1991.

“Dua që të digjet në ferr”/ I përdhunoi dhe vrau

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Kush është Fatjon Murati që u kap në makinë me Indrit Doklen, lidhja e tij me masakrën e 3-fishtë në Fushë-Krujë
Previous article LUFTA/ Sulmet në Zaporizhzhia mbi pallate e shtëpi private, 6 fëmijë mes të plagosurve në spital

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij Jetë

LËNË PAS HATËRMBETJET/ Charles III takohet pas 4 vitesh me Princin Harry-n dhe familjen e tij

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të Jetë

MISTER NË DUBAI/ Influencuesja 27-vjeçare braziliane humb jetën pasi ra nga kati i 27-të

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT