• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHITËN TONELATA TUNXH NGA POLIÇANI/ Vihen nën hetim ish-drejtori dhe 5 punonjës të uzinës së municioneve
Home
Aktualitet
Kronikë

SHITËN TONELATA TUNXH NGA POLIÇANI/ Vihen nën hetim ish-drejtori dhe 5 punonjës të uzinës së municioneve

8 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Krimi ekonomik në Berat ka nisur një hetim ndaj 6 ish-zyrtarëve të uzinës së municioneve të Poliçanit.

Nën hetim janë ish-drejtori Erion Zylyftari, shefja e financës, dy magazinierë, dispeçeri dhe sekretarja, të cilët dyshohet se kanë shitur mbi 50 ton tunxh dhe kanë përfituar shuma të mëdha parash, sipas Euronews.
Bëhet fjalë për periudhën 2017-2020.

Pas mbylljes së uzinës dhe funksioneve të saj për prodhim e demontim armësh, kryetari i Bashkisë së Beratit propozoi që kjo uzinë të kthehej në një qendër muzeale për vizitorët e turistët. U bë një audit për të parë se çfarë kishte mbetur në uzinë dhe nga ky audit doli se mungonin mbi 50 tonë tunxh. Auditi i kaloi Krimit Ekonomik të Beratit që nisi hetimet në janar të këtij viti.

Çështja i ka kaluar prokurorisë së rrethit dhe 6 ish-zyrtarët që akuzohen për shpërdorim detyre.

Vlera e tunxhit të shitur me çmimet e tregut sot kap shifrën e 20 milionë lekëve, me të cilat mund të ishin paguar një pjesë e pagave të 100 ish-punonjës të uzinës, që pavarësisht protestave të vazhdueshme, nuk kanë marrë ende rrogat e 4 viteve punë për periudhën 2016-2020.

Detyrimet ndaj tyre, nëse përllogariten me pagën 30 mijë lekë në muaj, përllogariten në rreth 140 milionë lekëve.

Kombinati mekanik i Poliçanit, ose uzina e municioneve, zhvillonte aktivitetin industrial pjesërisht në fushë hapur dhe pjesërisht në tunele për arsye sigurie dhe sekreti. Uzina përbëhej nga disa zona ku prodhoheshin dhe montoheshin armë.

Sot uzina është jashtë funksionit, ndërsa ka shumë interes për t’u vizituar nga turistët

Në gusht, policia arrestoi 4 turistë çekë që u kapën duke fotografuar në tunelet e uzinës

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO KONKUROJË PËR NË EUROVIZION? Flet Elvana Gjata
Previous article "BORDI I QEVERISË, GARANCI E ABUZIMIT ME..."/ Salianji thirrje për protestë: Nga po pasurohet qeveria dhe oligarkët...

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT