Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për lirimin nga burgu të ish-deputetit të PS, Alqi Bllako, i akuzuar për aferën e inceneratorëve.
Sipas ish-Presidentit Meta, arsyetimi i Bllakos se nuk ka kush te kujdeset per femijet eshte qesharak. Meta solli shembullin e shume qytetareve te thjeshte qe jane burgosur dhe kane gjetur mundesine per tu kujdesur per femijet.
Kreu i PL-se, me nota ironie u shpreh se mund te merrte dado, pasi babai i tij paguhej 10 mije euro.
“Dje rilindja ndau një lajm se gjoja një shoku i Taulantit më kishte anuluar mua një vizitë në Gjermani dhe kishte dërguar këtë letër një ish sekretari të LSI që ka qenë para 7 vitesh. Natyrisht që kjo bëhet për të shmangur vëmendjen nga inceneratori duke inskenuar lirimin e njërit prej të dënuarve në këtë aferë me një arsyetim absurd, për çështjen e mbajtjes së fëmijëve.
Sa qytetarë janë dënuar për një mur, ata nuk kanë fëmijë për ti mbajture, për tu kujdesur. Ndoshta ata nuk kanë mundësi financiar për të pajtuar ndonjë dado. Të paktën Alqi ka mundësi sepse ka babin që paguhej 10 mijë euro nga kompania e inceneratorëve. Rasti i djeshëm tregoi se në krye të kësaj aferë nuk është as Alqi as Lefteri, por është Edi Rama”, tha Meta.


