• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SPIUNËT E ERVIS MARTINAJT DËNOHEN ME 2 VITE BURG/ Një femër me të fejuarin dhe një punonjës Policie furnizonin me informacion rivalët e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

SPIUNËT E ERVIS MARTINAJT DËNOHEN ME 2 VITE BURG/ Një femër me të fejuarin dhe një punonjës Policie furnizonin me informacion rivalët e tij

7 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Në kohën kur fati i Ervis Martinajt është mister, kur sistemet e sigurisë janë të gjitha jashtë funksioni, Gjykata shqyrton një çështje, në të cilën Martinaj konsiderohet palë e dëmtuar.

Prej dy muajsh, janë hedhur shumë versione për zhdukjen e tij pa gjurmë nga Shqipëria, ndërkohë që autoritetet në vend nuk kanë një përgjigje për një nga më të kërkuarit e drejtësisë.

Ndaj tij ekziston një urdhërarrest ndërkombëtar, i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme për përfshirjen në një ngjarje të dëshmuar nga dëshmitari i drejtësisë Nuredin Dumani, por që operacionet për arrestimin e tij dështuan të gjitha. Për këtë ‘faj’, Policia dhe Prokuroria kanë arrestuar një oficer Policie, vetëm 28 vjeç, duke e akuzuar si personin që mundësonte dekonspirimin e operacioneve policore për arrestimin e atij që konsiderohet një nga personat më të rëndësishëm të botës së krimit në vend.

Mirëpo, ditën e djeshme është dhënë vendim ndaj një polici, që në fakt punonte për rivalët e tij dhe dy bashkëpunëtorëve, të cilët nxirrnin informacion nga zyra e udhëtimeve duke njoftuar klanin, me të cilët kishte përplasje nga kishte drejtimin e lëvizjeve laçiani. Por, gjykata, ka dhënë nga dy vite dënim për tre personatinformatorë, të cilët edhe kanë dëshmuar se për këto informacione janë paguar, e madje kanë treguar edhe emrat e personave, për të cilët kanë punuar.

GJYQI

Tre persona, mes tyre një grua, janë dënuar nga Gjykata e kryeqytetit me dy vite burgim secili, pasi akuzoheshin nga prokuroria për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e biznesmenit Ervis Martinaj. Vendimi i Gjykatës së Tiranës, vjen në një kohë kur nuk dihet asgjë për fatin e biznesmenit, Ervis Martinaj, nëse ai është gjallë apo ka vdekur. Prej datës 9 gusht, Martinaj është raportuar në Policinë e Laçit i zhdukur dhe nga kjo ditë shumë variante konfuze janë hedhur në media. Tashmë është fakt dhe provuar me vendim Gjykate se në periudhën kur është dashur të vritej Martinaj, nga klani “Duka” në Kosovë dhe Turqi, pjesëmarrës për mbledhjen e informacionit ka qenë një punonjës policie.

PËRFSHIRJA

Ish-punonjësi i Policisë në Durrës, Ardian Ahmeti, që mbante detyrën e shefit të IT-së në këtë drejtori, u deklarua fajtor dhe dënuar me 2 vite burgim. I njëjti dënim është dhënë dhe për Dejvison Serjanin, i cili rezulton të jetë ishi fejuari i Nensin Shaqirit.

Kjo e fundit një punonjëse agjenci udhëtimesh në zonën e “Myslym Shyrit”, siguronte informacionet për udhëtimet e Ervis Martinaj nga Shqipëria në Kosovë dhe nga Kosova në drejtim të Turqisë.

Këto informacioni më pas i kalonin Leonard Dukës ose siç thirret ndryshe si “Princi Damian”, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e ish-shokut të tij në Turqi dhe në Kosovë. Në të dyja këto shtete nuk është bërë e mundur goditja e Martinaj, për shkak të mos koordinimit në kohë. Për mbledhjen e informacioneve të lëvizjes së Martinaj, Nensi Shaqiri është dënuar nga Gjykata e Tiranës me dy vite burgim. Por për shkak se Shaqiri ka në kujdestari një fëmijë të vogël, Gjykata urdhëroi konvertimin e periudhës së burgut në shërbim prove me afat 2 vjeçar.

Tre personat e dënuar akuzoheshin nga prokurori Dritan Nushi, për “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” kryer në formën e bashkëpunimit. Në lidhje me informacionin për lëvizjet e Ervis Martinaj, Nensi Shaqiri, ka folur gjatë fazës së hetimit të dosjes, duke deklaruar se ajo i ka marrë këto informacione nga agjencia ku punonte në rrugën “Myslym Shyri”, pasi Martinaj ka prerë biletë udhëtimi.

Sipas saj, këtë informacion nëpërmjet të fejuarit të saj Dejvison Serjani dhe Daut Elmazi, ia ka dhënë vëllezërve, Erlis dhe Leonard Duka si dhe shtetasit Fatmir Hyseni, kundrejt një pagese në vlerë të konsiderueshme. Dyshohet se për këto informacione, është paguar një shumë financiare prej 30 mijë euro. Këto veprime janë konfirmuar dhe nga deklarimet e shtetasit Dejvison Serjani, ish-i fejuari i saj dhe punonjësi i policisë Ardjan Ahmeti, që tashmë janë dënuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHET ERMELA E BIGBROTHER/ Edhe sot e kësaj dite një super yll (FOTOT)
Previous article ZBULOHET DOKUMENTI/ KE-ja iu shkruan vendeve të BE-së për liberalizimin e vizave: Kosova i ka përmbushur kriteret, si rrjedhojë…

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT