• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
TAKIMI I 9 I KOMITETIT TË TREGTISË/ BE me lajme të mira: Shqipëria trefishim të eksporteve
Home
Ekonomi
GoodNews

TAKIMI I 9 I KOMITETIT TË TREGTISË/ BE me lajme të mira: Shqipëria trefishim të eksporteve

19 January, 2018 g.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews

Eksportet shqiptare në BE janë trefishuar dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar me BE-në është dyfishuar pas hyrjes në fuqi të pjesës tregtare të MAS-së në dhjetor 2006.

Në Bruksel u zhvillua dje takimi i Nënkomitetit të 9-të mbi Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet midis BE-së dhe Shqipërisë.

Takimi u bashkëkryesua nga Georg Ziegler, Zëvendës Shef i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje dhe Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe Albana Shkurta, Zëvendës Ministre e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë.

Takimi ofroi një mundësi për të vlerësuar progresin e arritur nga Shqipëria gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në lidhje me përafrimin e legjislacionit kombëtar me acquis përkatës të BE-së.

Përfaqësuesit shqiptarë informuan për arritjet në lidhje me eliminimin e masave me efekt të njëjtë me kufizimet sasiore për të siguruar lëvizjen e lirë të mallrave, masat për të lehtësuar procedurat tatimore dhe zhvillimet më të fundit legjislative në fushën e doganave, shkruan ata.

Më tej, pala shqiptare ofroi statistika të kohëve të fundit për tregtinë, si dhe informacion lidhur me negociatat në vazhdim mbi marrëveshjet tregtare me vendet e treta, paraqiti një përditësim mbi politikat industriale, duke përfshirë mbështetjen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) dhe informoi rreth masave për të përmirësuar mjedisin e biznesit në përputhje me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Programit të Reformës Ekonomike (ERP). Gjithashtu, ofroi një përditësim mbi iniciativat më të fundit legjislative në fushën e turizmit.

Komisioni e vlerësoi pozitivisht faktin se eksportet shqiptare në BE janë trefishuar dhe vëllimi i përgjithshëm tregtar me BE-në është dyfishuar pas hyrjes në fuqi të pjesës tregtare të MAS-së në dhjetor 2006.

Komisioni përshëndeti masat për të përafruar legjislacionin me acquis për lëvizjen e lirë të mallrave dhe veprimet që synojnë reduktimin e evazionit fiskal dhe luftimin e ekonomisë gri.

Ai e inkurajoi Shqipërinë që të sigurojë pajisjen e plotë të Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut. Më tej, Komisioni përshëndeti miratimin e Protokollit Shtesë 5 të CEFTA-s dhe pret zbatimin e tij pa probleme.

Gjithashtu, Komisioni vërejti me kënaqësi se qeveria shqiptare po krijon një mekanizëm për zbatimin dhe monitorimin e Zonës Ekonomike Rajonale (REA).

Në këtë kontekst, Komisioni e inkurajoi Shqipërinë që të angazhohet me partnerët e CEFTA-s për të siguruar që Sekretariati i CEFTA-s është i pajisur plotësisht me një mandat të rishikuar, personel dhe një projekt-buxhet.

Sa i përket politikave të industrisë, Komisioni nënvizoi punën e bërë nga pala shqiptare për të stimuluar pjesëmarrjen në programet COSME dhe e ftoi Shqipërinë t’i forcojë përpjekjet e saj për rritjen e thirrjeve për propozime.

Për turizmin, Komisioni mirëpriti zhvillimet e legjislacionit përkatës, në veçanti paketën e turizmit dhe i inkurajoi autoritetet shqiptare që të vazhdojnë më tej me miratimin e Strategjisë së Turizmit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KARTA E REZIDENTIT"/ Plani i ri i Bashkisë për kryeqytetin. Si të përfitoni falas parkimin e mjetit tuaj
Previous article “Tekanjozi” Nejmar, i mohon Kavanit rekordin për të arritur “pokerin” e parë

g.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT