• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Rama: PD ka marrë para ruse. Saliu ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur…
Home
Politikë

KUVEND/ Rama: PD ka marrë para ruse. Saliu ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur…

3 October, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama duke folur në sallën e Kuvendit, ka përmendur financimet ruse në partitë politike në Shqipëri.

Ai tha se sot ata demokratë që betohen se në PD nuk ka hyrë asnjë financim rus, e kanë ditur që Lulzim Basha dhe një grusht deputetësh të djathtë kishin marrë financime ruse.

Sipas tij ata që sot sulmojnë Bashën, betoheshin për “Virgjërinë” e tij dhe kundërshtonin të vërtetën dhe faktet, duke i quajtur mashtrime dhe lobime të Sorosit dhe qeverisë shqiptare.

“Për sa kohë ju nuk keni njerëz të cilët besojnë çdo gjë dhe të kundërtën e çdo gjëje jeni në të drejtën tuaj që të ushqeni dhe iluzionin që mund të talleni me këtë popull. Por siç nuk ju ka ecur asnjëherë përsëri nuk do ju ecë. 

Do të bënte sens gjithë kjo vijë logjike nëse do të kishit qenë po ju në atë kohë kur kjo çështje u bë publike nuk do kishit bërë betime për virgjërinë e Lulit, dhe nëse nuk do kishte qenë non-grata juaj me çarçafin e bardhë për të mbuluar virgjëreshën e atij që kishin në krye. Nëse ju nuk do kishit akuzuar Sorosin, për faktet në të cilat ju po kërkoni ti nxirrni nga tuneli ku i paskam fshehur unë për interes të atij që ju e hodhët përtokë. 

Që PD është financuar nga para ruse kjo është botërisht i njohur, fakt i dalë në atë kohë, i mohuar kategorikisht nga ju. Atëherë fjalimi juaj ishte komplet tjetër, garancia absolute vinte gjithmonë andej nga vinte gjithë ato vite rresht, Mos ma prekni Lulin, kush e thoshte unë, apo ai që ka rrëmbyer flamurin e Haxhi Qamilit dhe është nisur në luftë me Amerikën.

Unë do thoja vetëm kaq, jo vetëm që ato para financim i paligjshëm i partisë politike kanë hyrë me dijeninë e plotë të një grushti njerëzish, dhe që tani ai grusht është ndarë me dy gishta në njërën anë dhe dy në anën tjetër dhe i pesti që po mendohet se në cilin nga dy gishtat do futet. 

Por unë po ju them se ka më shumë se aq, prandaj mos u nxitoni me deklarata dhe proklamata”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “PLAS” NË PD/ "Shpërthen" kandidatja për kreun e FRPD: Kjo nuk është…
Previous article “ËSHTË LISTË E FOTOMONTUAR”/ Rama mohon sulmin e fundit kibernetik, akuza medias dhe opozitës

F.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës Aktualitet

TRONDITET LEZHA/ Shpërthim tritoli në derën e banesës dhe plumba ndaj 28-vjeçarit, ja çfarë ndodhi gjatë natës

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri Aktualitet

VATRA ZJARRI AKTIVE NË MALLAKASTËR DHE PATOS/ Në Krujë rinis ndërhyrja nga toka dhe ajri

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Aktualisht vetëm 5 vatra janë ende aktive, monitorohen nga Emergjencat! Vijon lufta nga ajri dhe toka

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT