• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAS RRJEDHJES NË BALTIK/ Norvegjia dërgon ushtarë në uzinat e naftës dhe gazit
Home
Nderkombetare

PAS RRJEDHJES NË BALTIK/ Norvegjia dërgon ushtarë në uzinat e naftës dhe gazit

3 October, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria norvegjeze tha të hënën se ka dërguar ushtarë për të ndihmuar në ruajtjen e impianteve kryesore të përpunimit të naftës dhe gazit. Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të rritur nivelin e sigurisë mes dyshimeve se sabotimi shkaktoi rrjedhje në tubacionet e gazit Rrjedha Veriore.

Katër rrjedhje – dy në zonën e Danimarkës dhe dy në zonën e Suedisë – janë zbuluar javën e kaluar në dy tubacione të mëdha ruse, Rrjedha Veriore 1 dhe Rrjedha Veriore 2.

Norvegjia, furnizuesi më i madh i gazit në Evropë dhe një eksportues i madh i naftës, javën e kaluar vendosi flotën e saj dhe forcat ajrore për të patrulluar zonat e naftës në det të hapur, dhe njoftoi se për ta bërë këtë do të merrte ndihmë nga Britania, Gjermania dhe Franca.

Me kërkesë të policisë norvegjeze, Garda e Shtëpisë Norvegjeze, një forcë e mobilizimit të shpejtë, filloi të hënën të vendosë trupa në uzinat përgjegjëse për përpunimin dhe eksportimin e naftës dhe gazit, shkruan REL.

Megjithëse qeveria norvegjeze ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë kërcënimi specifik ndaj infrastrukturës së naftës dhe gazit, e pa të nevojshme të rriste sigurinë, për të ulur shqetësimet e punëtorëve atje.

Ndër objektet në tokë që morën mbrojtje policore dhe ushtarake të hënën janë terminalet e eksportit të gazit, Kollsnes dhe Nyhamna, uzina e gazit, Kaarstoe dhe rafineria e naftës, Mongstad.

Deri tani nuk ka të dhëna për numrin e ushtarëve të armatosur në këto zona.

NATO-ja dhe Bashkimi Evropian kanë thënë se rrjedhjet janë akt “sabotazhi” dhe janë zotuar se do të marrin masa për të mbrojtur infrastrukturën kritike evropiane

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NËSE DO TË ISHTE E DOBISHME"/ Edi Paloka kandidat i PD për Bashkinë Tiranë?
Previous article DENONCON TENDERIN E MINISTRISË SË MBROJTJES/ Tedi Blushi: Shpenzime luksi, në kohë krize! Peleshi po prish 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje

s.autor

Postime të ngjashme

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT